GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kontrolli në depot farmaceutike, KLSH: Rimbursimet e ilaçeve nuk janë bërë sipas ligjit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrabanda e ilaçeve, zbardhet skema, arrestohet punonjësja e azilit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrollet në depot farmaceutike kanë shfaqur ineficencë dhe nuk janë kryer në bazë risku. Të paktën këto janë konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi të kryer në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. KLSH është ndalur tek rimbursimet së pari ku ka vlerësuar se nuk janë kryer kontrolle nga drejtoria përkatëse duke marrë në analizë depot që kanë edhe vlerën më të lartë.

“Mangësi në veprimtarinë e Drejtorisë Kontrollit që përfshijnë: mos kryerjen e kontrolleve në subjektet farmaceutike me rimbursimin më të lartë sipas rajoneve specifike në disa raste dhe nuk janë kryer kontrolle në të gjitha subjektet farmaceutike me rimbursim mesatar mujor mbi 2 milion lekë; mos kryerjen e kontrolleve mbi hedhjen në treg të barnave të rimbursueshme me receta për individë të cilët nuk e përfitojnë rimbursimin” vlerësojnë audituesit.

Në të njëjtën vazhdë me këtë, raporti ka nënvizuar se janë vërejtur gjithashtu “mangësi në planifikimin, përgatitjen dhe formulimin e planeve vjetore e mujore në Drejtorinë e Kontrollit, Sektorin e Kontrollit Spitalor dhe ineficencë në kontrollet e kryera jo në bazë risku; mosushtrimin e kontrolleve në depot farmaceutike me inventarizim të plotë, megjithëse referuar të dhënave të administruara nga programi informatik i depove konstatohen diferenca në sasitë e barnave sipas deklarimeve të depove në momentin e ndryshimit apo indeksimit të LBR-ve (lista e barnave të rimbursueshme) përgjatë periudhës objekt auditimi në plus në shumën 717.57 milionë lekë dhe në minus në shumën 482.78 milionë lekë për vitin 2019 dhe për vitin 2020 në plus në shumën 52 milionë lekë dhe diferenca në minus në shumën 207.63 milionë lekë”

Ajo që duket se ka munguar gjithashtu përgjatë periudhës së marrë në auditim sipas dokumentit është edhe analiza për situatën e barnave të rimbursueshme në treg. Pra nga ana e institucionit nuk është bërë një vlerësim real mbi disponibilitetit të barnave të rimbursuara në tregun farmaceutik; si dhe në verifikimin e të dhënave të dërguara mbi disponibilitetin e barnave.

Edhe ngarkesa e mjekëve të familjes sipas normave që janë caktuar nga ministria përgjegjëse për shëndetin nuk është marrë në vlerësim sipas konstatimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit duke mos dhënë kështu një panoramë të qartë indikatorët në kujdesin shëndetësor parësor.

Etiketa: ilaceKLSHrimbursim

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Përplasjet me Metën, Ardian Dvorani dorëzon kandidaturën për në Kushtetuese

Përplasjet me Metën, Ardian Dvorani dorëzon kandidaturën për në Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor
Aktualitet

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë...

Lexo më shumë
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26
Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com