GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kontrollorët e Rinasit, kurse trajnimi me mikun e Blendi Gonxhes, 2 miliardë lekë pa garë nga Albcontrol

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrollorët e Rinasit, kurse trajnimi me mikun e Blendi Gonxhes, 2 miliardë lekë pa garë nga Albcontrol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albcontrol (Shoqëria e Kontrollit të Trafikut Ajror, pronë e Ministrisë së Financave) shpenzon çdo vit miliarda lekë për kurse trajnimi. Duke filluar nga viti i shkuar dhe në muajt e parë të këtij viti, Albcontrol në bashkëpunim me disa firma kanë zhvilluar disa trajnime për kontrollorët.

Me sa duket stafi i “Albcontrol” e ka të vështirë të mësojë, prandaj administratorja Laureta Omeri ka hapur një tjetër tender për trajnimin e radhës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Trajnim për 30 kontrollorë të rinj bazik , TWR VIA dhe ACC AREA”.  I cili është mbyllur më datë 15 qershor 2023.

Sipas kontratës të firmosur fituesit e këtij tenderi me fond limit 2 miliardë lekë janë  Consulting & Management Albania dhe Albanian Technology Distribution, të cilët kanë paraqitur një ofertë të përbashkët.

Së pari, vërejmë se ata e kanë marrë tenderin jo në mënyrë të drejtë, sepse nuk është zhvilluar asnjë garë konkurruese. Oferta e tyre ka qenë e vetmja dhe meqenëse kanë lidhje të fuqishme politike, se ka menduar dy herë, por ua ka falur kontratën. Oferta e tyre kap vlera 1.99 miliardë lekë, pra sa 99% e fondit limit.

Por, as këtë fakt nuk e ka marrë parasysh Omeri. Në fund të fundit, ajo vetë i ka planifikuar këto shpenzime për trajnimin që zgjat 1 vit. Duke parë shpenzime kaq të mëdha për trajnim, të krijohet ideja sikur stafi i kontrollorëve ndërrohet çdo vit dhe ia nisin nga e para kurset.

 

Fituesit

Sikur cekëm pak më lart, dy fituesit janë emra mjaft të dëgjuar në aferat e tenderëve.  “Consulting & Management Albania” zotërohet nga Ervis Myftari, ndërsa Albanian Technology Distribution ka pronarë të vetëm Nursen Metulin. Ky i fundit është një biznesmen që në media është akuzuar për lidhjet e tij të ngushta me Blendi Gonxhen, drejtorin e DPSHTRR. Më herët Gijotina.com ka treguar me fakte se si  ata veprojnë bashkë në një biznes makinash me qira: duke përdorur postin e drejtorit për t’i dhënë fonde biznesit të ortakut.

Ndërkohë, në nëntor 2022, Albcontrol zhvilloi një tjetër tender prej rreth 600 mijë eurosh po për trajnimin e personelit për 6 muaj për disa programe. Edhe në këtë në garë u paraqit vetëm një ofertë, pikërisht ajo e kompanisë “Consulting & Management Albania” që u shpall fituese pa garë fare.

Theksojme se kompania e Nursen Metulit fiton tenderët publikë kryesisht në “koalicione” me kompani të tjera të oligarkëve në fushën e IT si Fastech, Infosoft, R&T etj. Ndërsa e vetme, kompania ATD ka marrë 13 kontrata publike me vlerë 51 259 900 lekë.

Albcontrol si autoshkollë, 100 mln lekë të tjera për trajnim stafi

Etiketa: abuzimalbcontrolLaureta Omeritebndertrajnim

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Rama mohon akuzat për luksin, Çollaku ia numëron të gjitha: Kush ia pagoi udhëtimin në Mynih?

Çollaku-Bardhit: Reflekto, mos u sill si Kaligula

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com