GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar si ministrja e shëndetësisë më jetëshkurtër në 4 mandatet e qeverisë Rama, Sala u largua me pretekstin se do të vijojë projektet e saj akademike.

Posti i Ministres së Shëndetësisë iu besua deputetes së qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu. Pas propozimit të kryeministrit, të martën e 8 shtatorit Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit nuk i fshehu dot emocionet.

Ndërkaq, pas betimit te Presidenti më datë 11 shtator, zonja Spahiu mbërriti në Ministrinë e Shëndetësisë për ceremoninë e prezantimit me stafin dhe aty u përball me gazetarin Freard Rista, i cili e pyeti: Si do e drejtoni Shëndetësinë shqiptare kur e keni punimin e diplomës plagjaturë?

Ministrja më e re premtoi çudira në këtë sektor duke këshilluar gazetarin që të bëhet njeri më i mirë.

Përtej këshillës, duhet të sqarojmë publikun lidhur me plagjiaturën e ministres Spahiu, denoncuar më herët nga studiuesi Taulant Muka. Paragrafi hyrës i punimit të ministres Klodiana Spahiu mban vitin 2018 dhe flet për ngarkesat e ventrikulit të majtë tek pacientët me diabet të tipit 2 dhe vendi i studimit është Spitali i Durrësit.

Por zonja Spahiu nuk e ka shkruajtur vetë këtë paragraph, pasi e ka marrë fjalë për fjalë nga punimi i dy doktorëve koreanë, ËangSoo Lee dhe Jaetaek Kim, punim i vitit 2017 për kardiomiopatinë diabetike.

‘Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një person që ka mashtruar, ka falsifikuar dhe ka marrë diçka që nuk është e vetja dhe e ka përvetësuar si të vetën dhe ministrja nuk reagon. Nga ana etike në radhë të parë kemi një problem sepse po bën realitet që është diku tjetër, realitet që ti nuk e ke vërtetuar, nuk e ke prekur apo nuk e ke studiuar’, shprehet studiuesi Muka, i cili thekson faktin se kjo praktikë na kushton shumë si popull dhe si shtet.

Nëse flasim ende për pjesën e prezantimit të punimit shkencor, vëmë re se zonja Spahiu, pasi mbaroi punë me dy kolegët e parë, lirisht merr sërish copy-paste dy paragrafe nga mjeku serb Brane Loncarevic.

Ky i fundit teksa trajton problematikën e Kardiomiopatisë diabetike asimptomatike në praktikën e përditshme, citon ndër të tjera se ‘asnjë nga pacientët tanë me diabet nuk kishte hipertrofi të ventrikulit të majtë, masa e ventrikulit të majtë dhe indeksi i masës së ventrikulit të majtë ishin të rritura krahasuar me pacientët e kontrollit të përputhur’. Mos harrojmë se këta individë mbi të cilët është bërë studimi janë pacientë të mjekut serb, të cilët me një ‘copy-paste’, zonja ministre i ka bërë pacientë të spitalit të Durrësit.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi nga Serbia zonja Spahiu ka kalua në Greqi duke vendosur fjalë për fjalë një copë të punimit të vitit 2009 të mjekut Alexander Stefanidis, i cili ka trajtuar ndryshimet anatomike dhe funksionale të ventrikulit të majtë gjatë plakjes te të rriturit me diabet të tipit 2.Pra pacientët e vitit 2009 të spitalit grek i kemi marrë dhe i kemi sjellë në 2018 në Durrës duke dalë me të njëjtat përfundime. Në kapitullin 2, materialet dhe metodat, zonja ministre ka ndryshuar vetëm vitin e studimit dhe numrat e pacientëve të marrë për analizë, ndërsa metoda është e marrë nga ajo që ka shkruajtur mjeku grek Alexandër Stefanidis.

‘Në çdo vend të Europës plagjatura është mashtrim, vepër penale, dhe në Shqipëri personazhe të tillë jo vetëm që duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe të ishin larguar nga jeta publike, por duhet të ishin marrë masat që këtyre personave t’ju ishin hequr titujt, të kishin kthyer paranë që kanë marrë për shkak të këtyre titujve dhe të ishin krijuar të gjitha rregullimet ligjore apo legjislative që këto fenomene të parandaloheshin’, përfundon studiuesi Muka.

Etiketa: kopjaceKryesore1Ministre

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

112 ditë qëndresë e pandërprerë! Protestuesit nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesësë së tyre: Dorëheqja e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com