GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korreshi: Kemi hyrë në stinën e protestave, ja çfarë ndodh të hënën

21:02 - 16/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Korreshi ironizon akademinë: Kush do merret me delet e kush me dhitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u shpreh sot se tashmë vendi ka hyrë në stinën e protestave, referuar protestës që do të zhvillohet mesditën e së hënës te Kryesia e Kuvendit, ndërsa të enjten e javës së ardhshme te Parlamenti.

Në një intervistë për Fax News, Korreshi tha se deri më tani deputetët kanë kryer vetë aksione në Parlament dhe jo me qytetarët për shkak të kërkesave të tyre që nuk përmbushen nga mazhoranca.

Sipas tij, çdo seancë ka ardhur duke u agravuar edhe për shkak të arrogancës së shtuar të mazhorancës.

“Vërtetë kemi nisur një aksion vetë si deputet t’i shkonim një gjëje deri në fund sepse gjithmonë kishim përfshirë publikun, ndërkohë që erdhi koha që ne të bënim vetë aksionet që publiku mos të vinte vërdallë pastaj në bulevard, ndërsa deputetët të rrinin në Rogner dhe te Hotel Tirana duke pirë kafe. Ideja ishte që t’i shkonim një gjëje deri në fund. E keni parë dhe gjëja ka ardhur duke u agravuar në çdo seancë. Edhe mazhoranca, për shkak të arrogancës së tyre që është shtuar dhe e kanë lidhur me Berishën, po të mos iki ai ne nuk hyjmë në bisedime. Ndërkohë që nuk mund të mbajnë peng kushtetutën. Javën e fundit kemi patur një takim përpara seancës së ditës së enjte dhe ka qenë me skepticizëm, sepse kishte disa variante nga shumë kolegë se si të agravohej edhe situata. Duke pasur kërkesa të shumta edhe nga baza për tu përfshirë në protesta dhe aksion opozitar. Siç keni vënë re ishte jashtë çdo skenari dita e enjte, ku shumica e jonë nuk ishte e përjashtuar, na trajtuan në mënyrë çnjerëzore. Kur Garda e Republikës, krahas pengesës për kolegët e tjerë deputetë na ka penguar edhe ne që duhet të hynim në seancën plenare. Deputetët e majtë hynin nga dritarja e banjës. As në Kandahar apo në Siri që ka qenë në gjendje lufte nuk ndodhnin këto gjëra”, thotë Korreshi.

Nga ana tjetër, Korreshi shprehet se kjo protestë nuk lidhet me Berishën, por me shkeljet kushtetuese të qeverisë Rama dhe moslejimin e ngritjes së Komisioneve Hetimore.

“Ishim skeptikë sepse menduam se do të intepretohej nga mediat por jo vetëm, edhe interesi i mazhorancës do ta pomponte se po bëhet për shkak të Berishës. Jo! Kjo bëhet për ato 3 kërkesa: Për komisionet hetimore, për njohjen e kryetarit të grupit parlamentar dhe për përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore”, shton ai.

Korreshi shton se nuk dihet nëse protesta e së hënës do të marri përmasa të paparashikuara, por një gjë është e sigurtë që tani jemi në stinën e protestave.

“Nuk e di nëse do të marri përmasa. Ndonjëherë këto që dalin të paparashikueshme dalin protesta më të forta. Janë thirrur strukturat dhe janë bërë kërkesa në bazë të strukturave të degëve dhe po merren degët në bazë të angazhimit të tyre. Nuk jemi 100% mendoj unë, por filloi stina e protestave. Stina e protestave që sa vijnë e mund të agravohen. Ndoshta mund të kemi një të enjte para seancës një më të fortë, por këto ja lëmë diskutimit se çfarë ndodh në përditshëmri. Nuk mund të themi një numër ekzakt se sa mund të jenë”, shprehet deputeti.

Etiketa: KorreshiKuvendiprotesta

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
“Jemi të dy malësorë…”, zbardhet dialogu që çoi në dorëzimin e Mjacajt

"Jemi të dy malësorë...", zbardhet dialogu që çoi në dorëzimin e Mjacajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com