GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvend hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “mafie me ligj” që po kryen “kirurgji ligjore” për të fshirë gjurmët e krimit.

Në qendër të fjalës së saj ishte korrupsioni, të cilin Topalli e quajti “armikun më të madh të Shqipërisë”. Ajo argumentoi se qeveria aktuale po minon procesin e integrimit europian për interesa pushteti.

Duke bërë një krahasim me Malin e Zi, deputetja vuri në dukje se ndërsa vendi fqinj ka mbyllur shumë kapituj negociues, Shqipëria mbetet pas, një situatë për të cilën ajo fajësoi drejtpërdrejt korrupsionin e lartë.

Fjala 

Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Armiku më i madh i Shqipërisë është ai, i cili për hir të karriges minon procesin e integrimit. Meqënëse në një farë mënyre jam një lloj memorie e parlamentarizmit, po u kujtoj kolegëve të mi se Shqipëria do të kishte qenë krejt tjetër në procesin e integrimit, nëse kryetari juaj në 2013-ën nuk do kishte ë refuzuar votimin e tre ligjeve të famshme që i kërkonte Brukseli.

Dëgjova se ato që ishin përpara nuk kishin futur Shqipërinë në asnjë tryezë. Është e pabesueshme në fakt të dëgjosh fraza të tilla. Kush e futi Shqipërinë në NATO? Kush i liberalizoi vizat shqiptarëve? Kush firmosi stabilizim asocimin? Kush e futi Shqipërinë në Këshillin e Europës? Kush e futi Shqipërinë në OSBE? Është një histori përpjekjesh titanike në fakt, për të reformuar çdo gjë, së pari në mendjen tonë dhe pastaj në realitetin shqiptar, institucionet shqiptare, jetën politike, ekonomike, shtetërore të vendit. Ka ca vite që nuk punohet më për shtetin, punohet vetëm për pushtetin.

A mund të më thoni ju mua, pse ne Shqipëria vetëm kemi hapur kapitujt, ndërkohë që Mali i Zi i ka mbyllur ato apo po i mbyll ato? Mali i Zi ka mbyllur shumë kapituj. Pse ai është para nesh dhe ne jemi mbrapa? Më kujtohet, vite më përpara, kur ju votoni kundra tre ligjeve, erdhi ministri i jashtëm i Malit të Zi dhe ka ardhur në zyrat tona dhe na ka kërkuar që ta mbështesnim Malin e Zi në votimin që bëhej në vendet nacionale të Bashkimit Europian për proceset e stabilizim asocimit. Cila është ajo arsye që ne jemi kaq mbrapa Malit të Zi, kur ne ishim aq para Malit të Zi?

Ja do jua them unë. Kohët e fundit dhe kjo është arsyeja kryesore në fakt, shumë media flasin për Shqipërinë dhe flasin kryesisht për problemin e korrupsionit. Po korrupsioni nuk është thjesht vjedhje. Korrupsioni është minimi i shtetit dhe pa shtet harrojeni se ka integrim. Po pa shtet nuk ka një jetë as ekonomike, as politike. Ju doni të bëni reformën në shërbimin e jashtëm. Fjali e bukur edhe kjo. Po do ju lutesha për një gjë. Ka mundësi që nga përfaqësitë tuaja nëpër botë të hiqni motrat e vëllezërit e grupeve kriminale që keni futur aty? Fillojeni, kjo gjë nuk ka nevojë për ndryshime ligjore. Edhe në një farë mënyre, ne e pastrojmë të paktën fasadën, meqënëse ju punoni shumë me fasadën.

Vetë dita e sotme dhe të gjitha projektet që ju keni futur në rendin e ditës, në kalendarin dhe në programin e parlamentit, janë e kundërta e asaj që kërkon procesi i integrimit. Ju harroni se ka momente në historinë e një pushteti dhe të çdo pushteti në fakt, që kur ai rrezikohet, harron në 99% të mendojë për shtetin, por mendon vetëm për pushtetin e tij. E vërteta është se kjo ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve me pushtetin tuaj. Kjo që po bëni me ligjet që keni sjellë për AKSH-in, për parqet, për Duranën, për ligjin për investime strategjike, për ndryshimet e kodit të procedurës penale, në fakt, është kirurgji ligjore për të hequr gjurmët e krimit nga trupi i pushtetit. Është një lloj si të kapësh hajdutin në flagrancë dhe ai në vend që të dorëzojë, të dorëzohet, ndryshon kodin penal, kodin e procedurës penale për të shpallur vjedhjen si një keqkuptim administrativ.

Kjo ngjan me praktikat e regjimeve ku mafia nuk fshihet në errësirë, por ulet në bankat e parlamentit dhe voton vetë paprekshmërinë e saj. Si në vende ku ligji nuk është më mur mbrojtës për qytetarët, por perde tymi për të fortët. Kur ndryshohet ligji për të shpëtuar pushtetarët nga burgu, shteti kthehet në fakt në bunker. Kur rishkruhet përgjegjësia penale për t’u bërë më e favorshme, drejtësia shndërrohet në një ashensor privat për ata që kanë pushtetin.

Kjo është si të djegësh arkivin për të shpëtuar fajtorët, por me një dallim. Këta nuk po djegin dokumentet, po djegin vetë rregullat e shtetit ligjor dhe të mirëqeverisjes. Dhe pastaj, kur mafia ka frikë nga drejtësia, ajo nuk arratiset. Ajo ndryshon ligjin, siç do ta ndryshoni sot. Dhe kjo është e frikshme miq, sepse këtu nuk kemi më përplasje politike midis nesh. Kemi një deformim të thellë e të rrezikshëm të shtetit vetë. Kur një pushtet ndryshon kodin penal apo atë të procedurës penale dhe ligjet ekonomike, jo për interes publik, por për të shpëtuar veten nga përgjegjësia, kjo ka humbur vlerën e fjalës qeverisje. Ajo është një strukturë që sillet si një organizatë e mbyllur që përdor parlamentin thjesht si një noter të interesave të veta. Nëse ligji preket për të zbutur ose zhdukur përgjegjësitë që rëndojnë mbi ish-ministra, kripësa apo ministra aktualë, apo vetë Edi Ramën se në fakt ky është dhe mua nganjëherë më duket sikur i sulmojmë më shumë se duhet gratë e qeverisë, sepse ato thjesht kanë zbatuar urdhra. Ato janë për t’u përgjigjur para drejtësisë, po ai që i ka urdhëruar ato dhe i ka keqpërdorur ata është vetë kryeministri.

Atëherë kjo është një tentativë më e rrezikshme të kthehet superkorrupsioni në normalitet juridik. Ja këtu jemi. Është e frikshme sepse nuk po fshihen më gjurmë, por po ndryshohet përkufizimi i fajit. Nuk po shmanget ligji, po po rishkruhet që të mos quhet më shkelje ajo që dje ishte krim. Kur pushteti fillon të ndryshojë ligjin për të shpëtuar hetimeve, ai nuk është qeveri, është regjim që mbron veten nga drejtësia dhe kjo është një vijë e errët për çdo demokraci. Me ndryshimet në kodin e procedurës penale dhe ligjin për qeverisjen elektronike, pushteti mbron vetveten, jo shtetin. Me përjashtime fiskale selektive, me fonde publike të përqëndruara, me gara të zhdukura, me demokraci që kthehet në fasadë se s’ka zgjedhje, dhe qytetari vetë kthehet thjesht në viktimë. Ligji, meqënëse jemi ligjvënës, nuk përdoret për barazi, por për të legjitimuar abuzimin. Dhe kjo është mafie me ligj.

Zonja dhe zotërinj, historia nuk do të falë ato që përdorin ligjin për të shmangur përgjegjësinë, por qytetari i lirë dhe shoqëria kërkon ndryshimin sepse janë më të fortë dhe ato do i rrëzojnë ato politikanë që mendojnë se janë më të mëdhenj sesa kushtetuta, janë më të mëdhenj se ligji dhe janë më të mëdhenj sesa të vërtetat.

Dhe pikërisht sot, kur drejtuesit kryesorë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë në arrest dhe institucioni është nën hetim nga struktura e posaçme antikorrupsionit, transformimi i saj në Sh.A, jo vetëm që nuk është reformë, por është një përpjekje për të mbuluar përgjegjësinë, për të përqëndruar fondet, për të eliminuar garën. Qindra milionë euro të publikut nuk mund të shpërndahen sipas kapriçove të palëve, duke shndërruar ligjin në instrument favorizimi. Kur tenderat zhduken dhe vendimet merren pa transparencë, fjala abuzim është në fakt krejt e vogël.

Kjo nuk është administratë, është pushtet që sillet si pronar i shtetit. Me ndryshimet në kodin e procedurës dhe ligjin për qeverisjen elektronike, ju po ndërtoni mburojën tuaj. Ajo që ka dalë në dritë për AKSH-in nuk është thjesht aferë, është errësirë institucionale. Kur drejtuesit janë në arrest dhe kur flitet për intimidim brutal ndaj biznesit, fjala abuzim bëhet edhe më e vogël dhe kjo është një histori e zezë e pushtetit që sillet më keq sesa si pronar. Tani, kërkojmë ta kthejmë AKSH-in në shoqëri aksionare.

Pse? Sepse kur gara zhduket, milionat ndahen më lehtë. Kur kontrolli parlamentar dobësohet dhe vendimmarrja përqëndrohet, forma juridike bëhet thjesht maskë. Ndryshimi i tabelës nuk lan mëkatet, jo, përkundrazi, i thellon dyshimet se po ndërtohet një sistem ku fondet publike administrohen pa garë.

Zonja dhe zotërinj, kjo është Shqipëria që po na afrohet sot. Pushtet që mbron vetveten, jo qytetarin. Por unë zgjedh të jem në anën e Republikës, të parlamentarizmit, të transparencës dhe të mirëqeverisjes. Historia e errët e pushtetit nuk mund të fshihet as me ligje, as me ndryshime. Kur frika zëvendëson drejtësinë dhe transparenca zhduket në favor të pakëve, Republika është në rrezik. Dhe unë them me bindje, nuk ka ligj që mund ta mbrojë paprekshmërinë e një individi kundër drejtësisë. Demokracia fillon vetëm kur qytetari bëhet më i madh se frika dhe sot është koha që kjo të ndodhë. Ndaj dhe ftohem të gjithë nesër më 20 shkurt në protestë kundër korrupsionit për rivendosjen e shtetit dhe të Republikës.

Etiketa: korrupsionKryesore1shqiperoiTopalli

Lajme të lidhura

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26
Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre
Aktualitet

Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

14:55 - 19/02/26
“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut
Aktualitet

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

13:31 - 19/02/26
Para
Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26

Nga REUTERS Teksa protestuesit hidhnin bomba me benzinë ndaj godinës së qeverisë së Shqipërisë në qendër të Tiranës javën e kaluar,...

Lexo më shumë
Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

14:55 - 19/02/26
Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26
Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

13:50 - 19/02/26
“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

13:31 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com