GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

”Korrupsioni mbetet shqetësues”/ Braho para KLP: Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
”Korrupsioni mbetet shqetësues”/ Braho para KLP: Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klodjan Braho, kreu i SPAK, ka nisur raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për vitin 2025 të Prokurorisë së Posaçme.

Në seancë Braho është i shoqëruar nga Vladimir Mara (shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit), Dorina Bejko (shefe e seksionit kundër korrupsionit) dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

“Në krahasim me vitin 2024, ky raport thuajse është dyfishuar”, theksoi ai, referuar volumit të çështjeve dhe efektivitetit në hetim.

Gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, të regjistruara brenda 12 mujorit dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832). SPAK ka mbyllur hetimet për 216 çështje, i njëjti nivel me atë të vitit paraardhës, tha Braho.

Kreu i SPAK tha se korrupsioni është çështja më shqetësues sepse përfshin zyrtarë në disa fusha.

“Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë.Është në fazën e Vettingut. Ka pasur më shumë efektivitet në këtë sektor. Janë hetuar persona dhe janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Kemi nisur të ndjekjen e parave paralelisht me ndjekjen penale dhe kemi bllokuar mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro kriptovaluta. Bashkëpunimi kombëtar, SPAK po bashkëpunon me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. 18% çështje të reja për korrupsion. 6 procedime te reja për zyrtare të lartë”, tha ai.

Në fragmentin për adresimin e problematikave, SPAK thotë se do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, SPAK thotë së në vitin 2025 ka pasur ulje të çështjeve të regjistruara për këtë vepër penale. Në vitin 2024 u regjistruan 101 çështje kundrejt 74 çështjeve të regjistruara vitin e kaluar. Në luftën kundër krimit të organizuar edhe pse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4% (nga 58 në vitin 2024, në 60 në vitin 2025). Krimet në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” kanë riskun më të lartë për tu kryer me 54%. Me risk më të ulët janë krimet për “trafikun e qenieve njerëzore” (1.4%) “mashtrimi kompjuterik” (4.5%) dhe “Terrorizmi” (12%).

Struktura  Posaçme Antikorrusion thekson se në vitin 2025 ka pasur rritje me 70% të çështjeve të regjistruara që janë referuar nga Policia e Shtetit, nga 30% krahasuar me vitin paraardhës.

Ai shtoi gjithashtu se masat e sigurimit “arrest me burg” kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2024. Nënvizoi se rekurset në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion janë ulur ndjeshëm.

Braho tha se janë konfiskuar 100 mijë euro pasuri të zyrtarëve të lartë që janë nën hetim.

Braho u zgjodh në krye të SPAK 11 dhjetor të vitit që lamë pas duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

Etiketa: korrupsionSpak

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb

Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom