GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash, politikanë dhe biznesmenë nën hetim

11:39 - 25/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion dhe pastrim parash, politikanë dhe biznesmenë nën hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela kanë ngritur alarmin për përfshirjen e politikës në pastrim parash. Fillimisht ka qenë kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili duke përgjigjur dje pyetjeve të deputetëve në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian mbi ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021”, zbuloi se prioritet i punës së hetuesve, sipas tij, është korrupsioni në nivelin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. “Nga perceptimi ynë si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e pa diskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithë shoqëria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji. Ne si SPAK kemi pasur prioritet të paktën pjesën e hetimit përveç krimit të organizuar, por edhe korrupsionin, zyrtarët e nivelit të lartë, pastrimin e parave. Ne raportin vjetor ka shifra konkrete te numrit te dënimeve që janë rritur, e janë në rritje në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai. Pra, nisur nga kjo deklaratë, sinjalet janë se shumë shpejt SPAK do të godasë politikanët “VIP”.

Kraja: Në 2021 i bllokuam krimit 70 mln €

Më tej teksa ka folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se në vitin 2021 janë bllokuar 70 mln euro asete të krimit të organizuar.“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukturën të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Kraja.

Çela: Më shumë angazhim kundër pastrimit të parave

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela foli për pastrimin e parave duke sugjeruar që të ketë ridimensionim të angazhimit të çdo strukture. Në raportin para Këshillit Kombëtar të Integrimit, ai tha se janë shqetësuese vlerësimet për qarkullimin e parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Edhe për luftën ndaj korrupsionit tha se duhet bërë më shumë.“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk bëhet mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të çdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave”, tha Çela. Sakaq, Çela e vuri theksin te paketa e ndryshimeve ligjore propozuar nga prokuroria për përmirësimin e punës së prokurorive.“Për sa i përket ndryshimeve ligjore, paketa ligjore që ne kemi paraqitur synon adresimin e çështjeve që lidhen me soliditetin e prokurorisë. Tendencat centrifugale që natyrshëm decentralizimi i thekson, dobësojnë funksionalitetin e organit të Prokurorisë, ndaj ka nevojë për ndërtimin e mekanizmave lidhës mes prokurorive të shkallëve më të ulëta dhe Prokurorisë së Përgjithshme ashtu si dhe mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, tha Çela.

Gazeta SOT.

Etiketa: hetimprokurore

Lajme të lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar
Aktualitet

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
Para
Shuhen “gjakrat”, Yuri Kim shtrëngon duart me Ilir Metën

Raundi i dytë u “dogj” pa kandidat, Meta: Unë do vijoj punën deri më 24 korrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Lexo më shumë
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com