GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, Prokuroria jep masat e sigurisë për 10 zyrtarë të DRShTR-Fier

16:23 - 18/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion dhe shpërdorim detyre, Prokuroria jep masat e sigurisë për 10 zyrtarë të DRShTR-Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Fier ka dhënë 10 masa sigurie për zyrtarët e DRShTR-Fier.  Masat janë “Detyrim paraqitjeje në policinë gjyqsore”. Sipas dosjes së prokurorisë , zyrtarët e DRShTR-së dyshohet se kanë nxjerrë kalues në kontrollin teknik të automjeteve, makina me difekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor.

Njoftimi i prokurorise

Korrupsion dhe shpërdoronin detyrën për kontrollin fizik të mjeteve, Prokuroria Fier jep masa sigurie për 10 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dha masa sigurie për dhjetë persona, zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuara nga nenet 248, 244/1, 259/1 e 25, dhe 300, të Kodit Penal.

 

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1173, datë 14.09.2023, filluar mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasit A.M, S.K, M.G., E.S., J.V, L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si specialistë të kontrollit teknik, me veprime dhe mosveprime, kanë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete me defekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor, që pëmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në rrethanën rënduese “më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.

 

Po ashtu, ka dyshime se personat nën hetim D.H. dhe J,.Q., në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë dhënë shumën prej 2000 (dymijë) Lek punonjësve të DRSHTRr, Fier, për të nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjetin e shtetasit nën hetim J.Q., që përmbajnë elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, prg.1, dhe 25, të Kodit Penal, si dhe të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal.

 

Nga hetimi, gjithashtu ka rezultuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë të pacaktuar, shtetasit nën hetim J.V, punonjës i Qendrës së Kontrollit Teknik, në DRSHTRr, Fier, për procedurën e kalimit të kontrollit teknik të një mjeti.  Shtetasi nën hetim J.V. e ka kaluar mjetin dhe nuk e ka kallëzuar këtë krim në organet e ndjekjes penale.

 

Në kuadër të kësaj çështje penal, është kërkuar masë sigurimi dhe u caktua masa e sigurimit për dhjetë persona nën hetim, si më poshtë:

 

–           Caktimin e masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.K., E.S, M.G, L.M. dhe E.Sh., sit ë dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.

 

–           Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim J.V., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal, si dhe vepërn penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal

 

–           Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim D.H. dhe J.Q, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, e 25 të Kodit Penal.

 

–           Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim D.N., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, i Kodit Penal.

 

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
Jep dorëheqje Kozak, miku i Putinit që besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë

Jep dorëheqje Kozak, miku i Putinit që besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com