GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me ajrin, Lali Eri i jep Elvis Xhaferrit 123 MLN lekë për “planin e cilësisë”

14:46 - 22/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Korrupsion me ajrin, Lali Eri i jep Elvis Xhaferrit 123 MLN lekë për “planin e cilësisë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin “Tirana ime” që jepte ndotjen e ajrit në kohë reale, ka ndaluar daljen çdo të dhëne lidhur me matjet e cilësisë së ajrit në kryeqytet, ka nxjerrë jashtë funksionit pikat e monitorimit, së fundmi porosit një plan veprimi për cilësinë e ajrit!

Vini re! Vini re! Kërkohet një plan për cilësinë e ajrit! Ky njoftim në Agjencinë e Prokurimeve Publike i bashkisë Tiranë e bën gjithçka të nisë nga “viti zero”. Në fakt janë hedhur me qindra milionë lekë për stacionet e matjes së cilësisë ajrit, ka vendim qeverie për planin menaxhimit, ka plane bashkie, projekte të porositura dhe të pakërkuara.

Njoftimi është thjesht vulosja e një afere korrupsioni e kryetarit Veliaj ku i jep një fond mbi 123 milionë lekë një mikut të tij për të shkruar ca faqe “plan”.

Konkretisht, institucioni prokuruesBashkia Tiranë ka zhvilluar një tender me objekt “Hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit” me fond limit 12 305 556,00 lekë.

Data e njoftimit të hapjes së procedurës ishte më 18 tetor 2024, ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 4 nëntor 2024, ditë në të cilën është mbajtur tenderi.

Çfarë kërkohet nga hartuesi i planit? “Objektivi, -sipas letrave të tenderit,-është të përcaktojë masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit që synojnë të shmangin, parandalojnë ose pakësojnë efektet e dëmshme në shëndetin publik dhe mjedisin në territorin e Bashkisë Tiranë. Synojmë monitorimin e cilësisë së ajrit, për të dalë në rezultate konkrete duke analizuar të dhënat në mënyrë që të ndërhyjmë në zonat ku janë tejkaluar vlerat limit”.

Tenderi me “Flamur të kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, përshkruan tenderin Open Data Albania. Monitoruesi e vlerëson tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Siç mësojmë nga dokumentet e tenderit, në procedurë morën pjesë dy operatorë konkurrues, megjithëse nuk pati asnjë lloj gare. Pjesëmarrësit janë operatori ekonomik ”QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT” shpk dhe bashkimi i operatorëve ekonomik ”ENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS” shpk & “ALPHA STUDIO” shpk.

Fituese u shpall “QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT”, me ofertë 11 484 000,00 lekë pa llogaritur TVSH dhe më datë 20 janar është njoftuar vendimi në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Operatori tjetër është skualifikuar megjithëse kishte ofruar ta bënte “planin” me më pak lekë, me 11,321,000 lekë pa tvsh. Por kur në porosia është dhënë nga kryetari, nuk diskutohet fituesi.

Pronari i kësaj kompanie Elvis Xhaferri është mik i vjetër i Veliajt. Ai shfaqet herë si ekspert që mbron politikat e bashkisë për mbetjet dhe landfillin, herë si sipërmarrës ku merr tendera për auditin se sa i pastër është kryeqyteti.

Në vitin 2022, kjo kompani kreu auditin e pastërtisë mjedisore të porositur nga shoqëria e bashkisë ECO Tirana. Objekti i tenderit ishte “Auditim vjetor për sisteme të menaxhimit (Cilësia, Mjedisi, Siguria në vendin e punës) me të ardhurat e Eco Tirana sh.a. Tenderi edhe në këtë rast është dhënë me “Flamur të kuq”.

Harxhim i kotë i parave të arkës së bashkisë

Sipas vendimit të qeverisë që rregullon këtë çështje, autoriteti që kryen matjet, rekomandimet dhe koordinon e njësitë vendore është Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ndërsa Erion Veliaj ka ndërhyrë vazhdimisht për të marrë këto kompetenca me qëllim që të manipulojë të vërtetën e ajrit të ndotur të kryeqytetit.

Dokumenti më poshtë është Vendimi i Këshillit të ministrave nr, 412 i datës 19 qershor 2019 “Për miratimin e planit kombëtar për menaxhimin e cilësisë ajrit”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin “Tirana ime” që jepte ndotjen e ajrit në kohë reale, ka ndaluar daljen çdo të dhëne lidhur me matjet e cilësisë së ajrit në kryeqytet, ka nxjerrë jashtë funksionit pikat e monitorimit, së fundmi porosit një plan veprimi për cilësinë e ajrit!

Vini re! Vini re! Kërkohet një plan për cilësinë e ajrit! Ky njoftim në Agjencinë e Prokurimeve Publike i bashkisë Tiranë e bën gjithçka të nisë nga “viti zero”. Në fakt janë hedhur me qindra milionë lekë për stacionet e matjes së cilësisë ajrit, ka vendim qeverie për planin menaxhimit, ka plane bashkie, projekte të porositura dhe të pakërkuara.

Njoftimi është thjesht vulosja e një afere korrupsioni e kryetarit Veliaj ku i jep një fond mbi 123 milionë lekë një mikut të tij për të shkruar ca faqe “plan”.

Konkretisht, institucioni prokuruesBashkia Tiranë ka zhvilluar një tender me objekt “Hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit” me fond limit 12 305 556,00 lekë.

Data e njoftimit të hapjes së procedurës ishte më 18 tetor 2024, ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 4 nëntor 2024, ditë në të cilën është mbajtur tenderi.

Çfarë kërkohet nga hartuesi i planit? “Objektivi, -sipas letrave të tenderit,-është të përcaktojë masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit që synojnë të shmangin, parandalojnë ose pakësojnë efektet e dëmshme në shëndetin publik dhe mjedisin në territorin e Bashkisë Tiranë. Synojmë monitorimin e cilësisë së ajrit, për të dalë në rezultate konkrete duke analizuar të dhënat në mënyrë që të ndërhyjmë në zonat ku janë tejkaluar vlerat limit”.

 

i cili ngarkon me këtë funksion disa institucione, por në asnjë rresht nuk ua lë këtë punë në dorë bashkive.

Sipas vendimit, autoriteti përgjegjës quhen AKM dhe Instituti i Shëndetit Publik. Ato bëjnë kampionime në ‘zona të kërkimit’, qendrat e mëdha urbane/zona të tjera me afërsisht 110 stacione të monitorimit të mbikëqyrjes në vit duhet të mbulojnë 4 fushata të analizave.

Meqenëse, Tirana dilte blozë nga këto matje, Veliaj ndërhyri që të krijonte vetë të dhëna të tjera për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Sipas një qendre të pavarur, të dhënat që disponoheshin nga Bashkia Tiranë dhe “Green Lungs” binin ndesh me njëra tjetrën. Teksa “Green Lungs” nxjerr shifra shqetësuese mbi normë, për Bashkinë Tiranë dy ndotës janë nën normë në të gjitha pikat e matura. “Mungesa e informacionit, por edhe mospërputhja shkakton konfuzion tek qytetarët në aspektin e informimit, por ç’është më e rëndësishmja ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre”, delte në konkluzion kjo qendër.

Në vitin 2019, Bashkia Tiranë prezantoi aplikacionin Tirana Ime, ku pilotoi matjen në kohë reale të cilësisë së ajrit.

“Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë, le të themi, teknologjinë më të fundit dhe nuk ka tjetër në rajon”, shprehej në 2019 kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Në bashkëpunim më një kompani private telefonike krijoi aplikacionin “Tirana ime”, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shohin të dhënat mbi cilësinë e ajrit të matur nga Bashkia Tiranë. Pas rikonceptimit, opsioni “Cilësia e Ajrit” është hequr nga aplikacioni “Tirana ime 2.0” dhe të dhënat për ajrin në Tiranë mungojnë.

“Qëndresa Qytetare” në vitin 2021 monitoroi të dhënat që shfaqeshin në aplikacion, për t’i krahasuar këto të dhëna edhe me ato të gjeneruara nga AKM dhe ekspertët mjedisorë. Aplikacioni informon mbi elementët: CO, SO2, NO2, O3, PM2.5 dhe PM10 dhe u vu re se përditësimi i fundit ka qenë data 29.04.2020.

Qershor 2023, shoqatat Milieukontakt Shqipëri, Together for Life, Qendra EPER dhe GO2 nxorën  raportin mbi cilësinë e ajrit urban. Nga monitorimet e kryera së fundmi në qytetin e Tiranës në 400 pika monitorimi për parametrat CO2, NO2, PM10 dhe PM2.5 është vërejtur se vlerat e dala nga matjet e kryera janë më të larta se normat e vendosura nga BE.

Në fakt,  që prej vitit 2009 realizimi i matjes së cilësisë së ajrit në Tiranë është kryer me stacion automatik nga  Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Nuk ka kompetenca dhe bazë ligjore që matja e cilësisë së ajrit të bëhet nga vetë Bashkia e Tiranës. Kryetari Veliaj në vend që t’ia jepte mikut të tij këto lekë, duhet t’i dërgonte një shkresë AKM dhe t’i merrte të dhënat që u duhen për planin e menaxhimit të cilësisë së ajrit.

Sa për planet, Veliaj ka plot të tilla në dispozicion (dokumentet më poshtë) por nuk i vë në zbatim.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: lali eri

Lajme të lidhura

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt
Breaking Views

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt

18:09 - 18/07/25
Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv
Breaking Views

Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv

10:06 - 17/07/25
Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi
Breaking Views

Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi

16:49 - 16/07/25
Para
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht ‘single’! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë…

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht ‘single’! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo
Opinion

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

00:07 - 19/07/25

Nga Altin Kreka Beteja trupëruse për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria Bëhet”, mes dajës së Endri Shabanit apo “tezes”...

Lexo më shumë
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari

00:01 - 19/07/25
“Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Merkato/ Fiorentina e hapur për Asllanin, Pioli kërkon transferimin e mesfushorit të Kombëtares

23:00 - 18/07/25
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

22:18 - 18/07/25
“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

22:09 - 18/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com