GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me lekët e varreve, Gledjan Llatja i jep 33 MLN lekë Edmond Ziut që gërryen lumin pa leje

11:54 - 16/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa nisur dita e re, Gledjan Llatja firmos një tender tjetër abuziv me fondet Bashkisë Elbasan. Këtë herë, kryetari luan me pllakat e varreve.

Pa nisur dita e re, Gledjan Llatja firmos një tender tjetër abuziv me fondet Bashkisë Elbasan. Këtë herë, kryetari luan me pllakat e varreve.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa nisur dita e re, Gledjan Llatja firmos një tender tjetër abuziv me fondet Bashkisë Elbasan. Këtë herë, kryetari luan me pllakat e varreve. Edhe të vdekurit ky i gënjen. Dhe nuk është më çudi kur bëhet fjala për kryebashkiakun e Elbasanit!

Më datë 15 nëntor 2023, Llatja ka firmosur tenderin me objekt “Blerje pllaka varri”, furnizimi i të cilave do të bëhet gjatë viti 2024. Ai ka nxituar që ta zhvillojë tenderin shpejt me fondet e buxhetit 2023, që të mos lërë edhe kacidhe pa shfrytëzuar deri në fund të viti.

Në dokumentet e këtij tenderit shohim se fondi limit është ne vlerën 33 milionë lekë (pa TVSH) dhe fillimisht kanë paraqitur oferta 3 kompani.

Në këto kushte do të ishim në një garë të rregullt, por Llatja nuk i ka qejf rregullat.

Kryetari ka skualifikuar automatikisht dy nga kompanitë pjesëmarrëse dhe ka lënë për në fazën e dytë vetëm ofertën e firmës Aged SHPK. Kjo firmë ka ofruar një vlerë sa 100% e fondit limit. Në këto kushte tenderi duhej anuluar. Për riskun e korrupsionit që ka kjo procedurë prokurimi, Open Data e ka vlerësuar me “Flamur i Kuq”. Mungesa e konkurrencës krijon rëndomë klimën për korrupsion në tenderët ku ndahen paratë e buxhetit të Bashkisë Elbasan.

Por, pavarësisht këtyre flamujve që valëviten në formë alarmi, shkeljet nuk marrin vëmendjen e Agjencisë së Prokurimit apo të KLSH.

Tashmë Llatja me shkeljet që bën është bërë gati për në SPAK.

Ndërkohë, kompanisë që ka përfituar tenderin, është dëgjuar zëri për shkelje të ligjit. Kujtojmë se në vitin 2021, firma “AGED” u kap nga mediat duke bërë gërryerje në Lumin Shkumbin pa pasur një licencë.

 

Asaj kohe Edmond Ziu pretendonte se IKMT nuk i kishte vënë në dispozicion shkresën që leja ishte e pavlefshme. Firma AGED kishte leje për gërryerjen e lumit Shkumbin, që i kishte kaluar afati dhe ishte anuluar.

Ziu e dinte mirë që këto leje janë me afat dhe afati iu caktohet që në nënshkrimin e marrëveshjes. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, pranoi se mjetet i mbante pa targa që të mos paguante taksa.  Ndërsa tani po favorizohet nga Llatja që të përfitojë fondet e bashkisë që grumbullohen nga taksat e qytetarëve. Epo Llatja paska gjetur bashkëpunëtorin e duhur për të “rregulluar” lekët e pllakave të varreve.

 

Lexo edhe:Gledjan Llatja u fal 3.3 MLD lekë Marsel Shegës që bën krime mjedisore dhe nipit të deputetit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimedmond ziugerryerjegjobeGledjan Llatjalumipllaka per varretender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi nuk jep intervista, zbuloni arsyen

Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi nuk jep intervista, zbuloni arsyen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com