GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me metadonin/ Jeta Deda i jep 336 MLN lekë pa garë Gentian Krekës, të varurit nga heroina ankohen se ilaçi mungon

13:52 - 27/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Korrupsion me metadonin/ Jeta Deda i jep 336 MLN lekë pa garë Gentian Krekës, të varurit nga heroina ankohen se ilaçi mungon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa muajsh, mungesa e metadonit në rrethe ka bërë që qindra persona t’i rikthehen përdorimit të drogës.  Vonesat e furnizimit krijon tregtinë ilegale nën dorë të medikamentit, ndërkohë që lehtësohet puna për shpërndarësit e heroinës.

Situata përsëritet çdo vit si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë. A është në dijeni ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për tenderin e metadonit që po zhvillon vartësja e saj Jeta Deda? Po prokurohen 336 milionë lekë dhe nuk ka mundësi që t’i ketë shpëtuar ministres ky okazion!

Paratë e metadonit po i jepen me një tender pa garë një kompanie që në të kaluarën nuk ka garantuar furnizimet që ka marrë përsipër sipas kontratave.

Siç konstatojmë nga dokumentet, tenderi i firmosur nga drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda, po shkel ligjin mbi prokurimet.

Më datë 27 shkurt 2024, Deda ka njoftuar tenderin me objekt “Blerje bari metadone për institucionet e ofrimit të shërbimit shëndetësor”. Ky medikament përdoret më së shumti për t’u lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar rehabilitimin e personave që janë të varur nga lëndët narkotike (kryesisht nga heroina).  Për këtë ilaç Deda ka firmosur 336 milionë lekë oër të furnizuar me 4600 shishe spitalet dhe klinikat për një periudhë 2-vjeçare.

Shohim që për këtë tender ka shfaqur interes vetëm firma INCOMED shpk në pronësi të Gentian Krekës. Në këtë situatë Deda duhej të kishte anuluar menjëherë tenderin.

Drejtoresha nuk ka zbatuar ligjin dhe kështu, pa garë fare, kontrata iu dhurua Krekës, i cili kishte paraqitur ofertën me vlerë 336 milionë lekë, pra sa 100% e fondit limit. Ç’kuptim ka tenderi nëse propozimi ka çmim kaq të lartë? Agjencia e Prokurimeve Publike e ka regjistruar në sistem më datë 26 mars 2024 kontratën, duke përforcuar veprimin abuziv të drejtoreshës.

Ndërkaq monitoruesi Open Data Albana i ka vendosur tenderit ‘Red Flag’ për riskun e korrupsionit që përmban kjo kontratë.

Ndërkohë firma fituese nuk ka besueshmëri se garanton furnizimin sipas kontratës. Akoma nuk është shuar skandali i ilaçeve për fëmijët që vuajnë nga tumori.

Në maj të vitit 2023 është bërë një denoncim në media që prej më shumë se dy vitesh fëmijët me sëmundje tumorale nuk gjejnë zgjidhje në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në fakt problemi është i hershëm, madje i raportuar qysh në 2016, edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, po ashtu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe “Together for Life”.

Dokumentet publike të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) konfirmojnë se prej tri vitesh nga QSUNT-ja nuk ofrohej barna mjekësore “L-Asparaginase” për fëmijët me këto sëmundje. Kjo mungesë në QSUNT, prej 33 muajsh, ka ardhur edhe pasi Ministria e Shëndetësisë nuk kishte bërë asnjë zgjidhje për të ofruar medikamentin.

Nga dokumentet del që deri në fillim të viti 2018 kontratën për furnizimin e spitalit me këtë medikament e kishte firma INCOMED shpk e cila kishte marrë edhe një fond prej 3.5 milionë lekësh. Deri në 2020 kontratat u nënshkrua me firmën “EDNA FARMA” dhe sërish në vitin 2021 fituese e tenderit u shpall firma e Gentian Krekës me fond limit 894 mijë lekë, por që nuk kishte lidhur kontratën sipas ligjit me spitalin.

E gjithë kjo mungesë vjen si pasojë e pazareve mes QSUT dhe kompanive private. Të ndodhur para denoncimeve publike, Spitali dhe ministria deklaruan se e kanë zëvendësuar këtë medikament me një tjetër. Referuar dëshmive të prindërve që kanë fëmijë me leucemi, shpenzimi mujor për këtë medikament u shkon në 2 milionë lekë.

Tani, viktima të korrupsionit nuk janë fëmijët, por personat e varur nga droga.

Në 4 mars 2024, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se “adreson lidhur me shqetësimet e fundit që kanë qarkulluar në media, lidhur me sasinë e disponueshme të barit metadon në qytetin e Durrësit dhe ndikimin e personave që përfitojnë nga ky trajtim mbajtës. Çdo aludim se krijohen situata të qëllimshme mungese bari metadon apo se metadoni po devijohet për qëllime të paligjshme është kategorikisht i rremë”.

Kë të besojmë, drejtoreshën apo pacientët që denoncojnë mungesën e metadonit? Dokumentet e tenderit kanë një “flamur të kuq” për shkeljet, prandaj e marrim me rezervë deklaratën e OSHKSH-së.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: blerje ilaciJeta Dedametadonqendrat shendetesore

Lajme të lidhura

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Ku i çon paratë Arben Hodo, që del me humbje? “Beu” i Këlcyrës i dha 127 MLN lekë më 31 dhjetor, pa mbaruar 600 MLN që i mori në shtator
Breaking Views

Ku i çon paratë Arben Hodo, që del me humbje? “Beu” i Këlcyrës i dha 127 MLN lekë më 31 dhjetor, pa mbaruar 600 MLN që i mori në shtator

14:50 - 06/01/26
Korrupsion në emër të Dëshmorëve, Emiriana Sako i firmosi natën e Vitit të Ri 500 MLN lekë njeriut të Tom Doshit
Breaking Views

Korrupsion në emër të Dëshmorëve, Emiriana Sako i firmosi natën e Vitit të Ri 500 MLN lekë njeriut të Tom Doshit

15:00 - 05/01/26
Para
Pluhuri afrikan ‘pushton’ Tiranën, kur pritet të largohet?

Pluhuri afrikan ‘pushton’ Tiranën, kur pritet të largohet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet)
Breaking Views

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet)

23:37 - 07/01/26

Erling Haaland u rikthye në formën e tij të shënimit me golin e tij të 150-të kundër Manchester Cityt -...

Lexo më shumë
Lapaj: Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve!

Lapaj: Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve!

22:41 - 07/01/26
“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar

“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar

22:06 - 07/01/26
Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja

Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja

21:51 - 07/01/26
Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani

21:38 - 07/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com