GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me milionat e “luftës ndaj mushkonjave”, denoncohen tenderët për 5 bashki nga firma e Flutura Nuredinit

11:33 - 06/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Mushkonjat shtohen më shumë në plazhe pas “dezinfektimeve” të kushtueshme që mbeten në letra. Më e madhe është zhurma e kompanive

Mushkonjat shtohen më shumë në plazhe pas “dezinfektimeve” të kushtueshme që mbeten në letra. Më e madhe është zhurma e kompanive

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mushkonjat shtohen më shumë në plazhe pas “dezinfektimeve” të kushtueshme që mbeten në letra. Më e madhe është zhurma e kompanive për t’i marrë këto fonde, sesa lufta ndaj mushkonjave

Edhe në prag të kësaj vere po shohim përplasje me denoncime për super tenderët e dezinfektimit ndaj insekteve në bashkitë bregdetare. Tashmë të gjithë e njoftim firmën “NRG shpk” në pronësi të  Flutura Nuredinit dhe Marco Genicco. Pas skandalit që publikoi një vit më parë KLSH, u mor vesh se punonjësit e kësaj firme ishin edhe pjesë e stafit pranë Institutit të Shëndetit Publik. Duke pasur këtë pushtet, pjesën më të madhe të tenderëve nga ky institucion kaq i rëndësishëm i fitonte kjo firmë.

Por tani, një vit pas bujës së këtij korrupsioni, disa institucione kanë ngurruar që t’i japin tenderë dhuratë kësaj firmë dhe e kanë skualifikuar nga gara. Kështu, së fundmi firma “NRG shpk” ka denoncuar Agjencinë e Bledi çuçit për blerje të përqendruara. Janë tenderët e 5 bashkive, ku kjo kompani është përjashtuar nga torta e fitimeve nga “dezinfektimi ndaj mushkonjave”.

Të pesta këto ankesa janë regjistruar me datë 26 prill 2023. Ankesa e parë është bërë për tenderin me objekt “Shërbim dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Vlorë”, me fond limit 430 milionë lekë.

Në këtë denoncim firma “NRG shpk” shprehet se Autoriteti Kontraktor duhet të vendosë në kritere më shumë certifikata që duhet të disponojnë garuesit, për të treguar se janë të mirë profesionalisht për të vrarë mushkonjat.

Kur, në fakt vetë kjo firmë është denoncuar një vit më parë nga KLSH që nuk plotësonte kapacitetet për tenderët e përfituara nga ISHP.

Edhe në ankesën e dytë me të njëjtin objekt, ku bëhet fjalë për dezinfektimin në bregdetin e Vlorës,  “NRG shpk” shprehet se kërkesat për paraqitjen e bilancit financiare dhe vërtetimeve për punë të tjera të ngjashme nuk janë të mjaftueshme. Madje firma shprehet se ka kërkuar që AK t’i zëvendësojë këto kritere me sugjerimet e saj, por kjo gjë nuk është bërë. Prandaj po e denoncon për herë të dytë këtë tender.

Për të njëjtat pikë denoncon edhe tre tenderë të tjerë me objekt “Shërbim dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane”, në Qarkun Shkodër, Tiranë dhe Lezhë, të cilët në total kapin vlerat  217 milionë lekë. Epo me këto tendera me kaq shumë para nuk mund të t’i lejojë Flutura Nuredini dhe Marco Genicco-n t’u ikin nga duart! Gjithsesi, përplasja në këtë tender nxjerr mekanizmin abuzues se si ndahen paratë e buxhetit të shtetit. Rregullat vazhdojnë të shkelen, duke paracaktuar se cila kompani do ta fitojë garën!

Por, kush qëndron pas firmës “NRG shpk”?

Sikur e përmendëm më sipër ajo ka si pronarë Flutura Nuredinin dhe Marco Genicco. Por, ata që i hapin rrugën për tenderë janë punonjësit e brendshëm, që njëkohësisht janë dhe punonjës në ISHP.

Këtë fakt e ka denoncua KLSH përmes një raporti të publikuar në fillim të vitit 2022. Në këtë raport thuhet se 80% e tenderëve që janë bërë në ISHP gjatë viteve 2014-2022, i kanë marrë vetë shefat e sektorëve dhe familjarë të tyre, të punësuar në firmën private “NRG Shpk”,

“ O.N.SHPK ka paraqitur listëpagesën për muajin korrik ku vërteton se ka 14 punonjës, nga të cilët, D.C.me detyrë Menaxhere e Përgjithshme. D.R.me detyrë nëpunës informacioni. dhe A.P. me detyrë ekonomiste, pranë këtij OE. Për të tre këta punonjës, sipas CV së paraqitur, kanë kryer një trajtim 5 ditor (mars 2019). Me temë Teknik Shërbimesh DDD, pranë Akademisë së Shëndetit Publik. O.N.SHPK ka paraqitur, 2 Drejtues Teknik G.M.dhe F.N.)”, Thuhet në raport.

Konkretisht janë listuar disa emra më poshtë që punojnë në firmën NRG Shpk” ose kanë familjarë që punojnë aty. Njëkohësisht janë edhe drejtorë e drejtoresha në ISHP.

Sipas të dhënave të publikuara; Dritan Bala, Përgjegjës i Sektorit të Shëndetit në Punë te Instituti i Shëndetit Publik, figuron dhe i punësuar “Mjek” te firma private “NRG Shpk”.

Enkelejda Dikolli, Përgjegjëse e Sektorit të Kontrollit të Vektorëve e Planizim-Menaxhimin të Shërbimit të Dezinfektimit në Institutin e Shëndetit Publik, ka kunatin Adrian Meço të punësuar te firma “NRG Sh.p.k”

Anisa Caka, Përgjegjëse e Sektorit të Administratës në Institutin e Shëndetit Publik. Ka të punësuar bashkëshortin Lavdërim Ferhati në firmën “NRG Sh.p.k”. Me detyrë inxhinier- informaticien me pagë mujore 34 mijë e 443 lekë.

Këtu në 7 vite është shkelur ligji për konflikt interesi në tenderë. Dhe pikërisht kjo firmë ankohet se nuk ka përfituar tenderë, sikur ishte mësuar deri më tani. Në këtë pikë SPAK duhet të fillojë hetim për të dyja palët.

Sepse janë 5 tenderë të zhvilluara në abuzim dhe po kërkon kontratën një firmë e denoncuar më herët për korrupsion.

Lexo edhe: Rreth 180 qytetarë përfunduan në urgjencën e Kukësit, dalin rezultatet e ISHP

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimeDENOCNIMEISHJPpunonjestendera

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Projektet për stadiumin “Flamurtari”, Duka: Vlora meriton më tepër

Projektet për stadiumin "Flamurtari", Duka: Vlora meriton më tepër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com