GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me tenderat në ‘Tirana Parking’, drejtorja e Lali Erit blen 125 MLN lekë makina elektrike pa garë

13:26 - 18/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion me tenderat në ‘Tirana Parking’, drejtorja e Lali Erit blen 125 MLN lekë makina elektrike pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 10 janar 2024, kur Eranda Fino emërohej drejtoreshë e Tirana Parking u shpreh se “më hanë duart për punë’, duke premtuar një përmirësim në këtë sektor. Dukej sikur do të rregullohej problemi i parkimit që për qytetarët sjell stres, gjoba dhe abuzime. Në fakt, drejtoresha na tregon se fokusi i saj është manipulimi i tenderave në favor të biznesmenëve të paracaktuar.

Më datë 13 mars 2024, Tirana Parking, në varësinë e Bashkisë Tiranë, ka hapur garën për tenderin me objekt  ‘Blerje mjete transporti (automjete elektrike dhe mjet pick-up)’.  Ky shpenzim është në modë kohët e fundit në bashkinë e Tiranës. Në dokumentet standarde përshkruhet se do të blihen 3 automjete elektrike, por nuk përcaktohet pse do të përdoren.

Po ashtu, në tender përfshihet një mjet që përdoret për zhvendosjen e makinave që gjenden në parkim të gabuar.

Është një skemë abuzive thjesht për të nxjerrë fondin nga arka e Bashkisë dhe për ta xhiruar tek një kompani private. Fino ka vendosur të shpenzojë 125 milionë lekë për këto makina. Në hapjen e garës për këtë tender kanë shfaqur interes dy kompani, “TRADE AND CONSTRUCTION GROUP” shpk dhe “ARTEO 2018” shpk. Për çudi kjo e fundit nuk dorëzoi një ofertë në datën deri në afatin që ishte paracaktuar. Pra tenderi duket se është fiktiv dhe skema e përvetësimit të fondit është llogaritur më parë.

Sipas ligjit mbi prokurimet, Fino duhej të anulonte tenderin në pritje të më shumë ofertave. Por drejtoresha e Tirana Parking ishte e vendosur t’i blejë këto makina me urgjencë. Kështu, i dhurohet kontrata kompanisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP” shpk, në pronësi të Fabjan Diçit, pa u analizuar dhe vlerësuar propozimi.

Mes këtyre abuzimeve që nuk mund të jenë rastësore, por të menduara mirë, tenderi ka marrë një ‘Flamur të Kuq’ nga Open Data Albania, çka paralajmëron se drejtoresha e re po i hyn me sëpatë fondeve.

Cila është kompania përfituese?

Përfituesi është një klient i favorizuar i kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Firma në fjalë është krijuar në 11 janar 2021 nga një biznesmen me status “person fizik” që merret me biznesin e duraluminit. Pasi është regjistruar kompania nuk ka pasur ndonjë aktivitet ekonomik, ndërsa në gusht 2021 ka kaluar zyrtarisht në status “pasiv”. Në fund të dhjetorit 2021, kompania i është shitur për 100 mijë lekë Fabjan Diçit. I njëjti person, në shtator 2021 është bashkëthemelues me 50% të aksioneve në dy kompani të tjera të cilat gjithashtu nuk kanë aktivitet.

 

Fino i firmos kontratat pa garë Fabian Diçit

Në vitin 2022, Fabian Diçi ka dalë mbi ujë duke marrë 7 kontrata nga bashkia Tiranë. Kontratat e parë e dhënë nga Lali Eri përmes Agjencisë së Parqeve është sjellja e një kafshe nga Peruja të quajtur  alpaca (Lama pacos).

Kontrata e dytë është për tenderin e blerës “Fuoristrada pick-up (P=600kg)”. Më pas vjen blerja e një mjeti “Traktor dhe Arganellë”. Kontrata e radhës është dhënë nga Tirana Parking, kur në krye ishte Valentina Zëre, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për vjedhjen me tenderat përmes kompanisë së krijuar nga dy drejtorë të Veliajt.

Kjo kompani kliente e Lali Erit u marrka me gjithçka! Kështu, më 31 tetor 2023, ka përfituar kontratën për blerjen e akacieve për llogari të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Kjo agjenci, jo rastësisht, në kohën që Fabian Diçi po fitonte këto tendera, ishte nën drejtimin e Finos, drejtores që aktualisht i jep kontratën e makinave elektrike nga Tirana Parking.

E njëjta drejtoreshë i ka dhënë kësaj kompanie kontratën e tenderit “Blerje pajisje elektrike për pastrimin e hapësirave urbane”.

Theksojmë nga 7 kontrata, 5 prej tyre rezultojnë të vlerësuara nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që është shenja treguese për riskun e korrupsionit.

Drejtoresha Fino kuptohet që e ka pikë të dobët këtë kompani dhe kudo që shkon i jep tendera pa garë! Me sa duket, Eranda Fino paska hyrë thellë në aferat e Erion Veliajt, prandaj vazhdon të firmosë në shkelje të ligjit, edhe në kushtet kur SPAK arrestoi paraardhësen e saj për këto lloje tenderësh.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Erion VeliajFinoLiciTirana Parking

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin...

Lexo më shumë
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com