GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me ushqimin e çerdheve, kontrata 116 MLN lekë e Rakip Sulit me Argent Dacin

14:59 - 04/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion me ushqimin e çerdheve, kontrata 116 MLN lekë e Rakip Sulit me Argent Dacin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë herë, Rakip Suli i ka futur duart tek ushqimi për fëmijët në çerdhe dhe kopshte. Më datë 7 shkurt 2024, Bashkia Kamëz ka hapur tenderin me numër reference  REF-94488-02-05-2024 dhe objekt ‘Lotin I. “Blerje mish viçi. mish pule, vezë”, e theksuar qartë që ky është vetëm një nga lotet.

Sipas dokumenteve, 116 milionë lekë do të shkojnë vetëm për të blerë mish dhe vezë. Duke parë abuzimin me tenderin, dyshojmë se jo të gjitha këto lekë do të kthehen në ushqime për fëmijët.

Deri më datë 22 shkurt 2024, kur ka qenë edhe afati i fundit, janë dorëzuar propozimet nga 4 firma. Tri prej kompanive që kishin oferta më të lira, Suli i skualifikoi nga gara. Dhe shohim që kontratën ia ka falur në tavolinë Argent Dacit me ofertë sa 100% e fondit limit.

Madje një nga kompanitë ka propozuar ta kryejë këtë furnizim me vlerën 77 milionë lekë, pra 39 milionë lekë më lirë se sa oferta e Dacit. Nëse do të zbatonte ligjin për prokurimet, Suli do të kishte kursyer 39 milionë lekë të taksapaguesve të bashkisë Kamëz.

Për këto shkelje flagrante, Open Data Albania i ka vendosur “Flamur të kuq” tenderit, shenja që tregon riskun e korrupsionit.

Skandalet e Dacit

Daci është i preferuar nga zyrtarët e korruptuar. Katër vite më parë Suli e ka mbrojtur Dacin, kur ky i fundit u përballë me protestat banorëve që kundërshtonin ndërtimin e një thertoreje në Laknas.

Në tetorin e vitit 2019 pati protesta nga banorët e Laknasit, ndërsa vëllai i Argentit, Bledar Daci deklaroi se kishin marrë lejë nga ish-kryetari Xhelal Mziu, të cilën ua kishte aprovuar edhe Rakip Suli.


Vëllai i  Argentit që pretendonte se kishin marrë tokën në bazë të të gjitha ligjeve dhe ka të gjitha dokumentet e nevojshme shprehet se aty nuk do të bëhet stallë derrash, por do të zhvillohet agroturizmi. Ndërsa banorët  këmbëngulnin se toka është dhënë në mënyrë të jashtëligjshme dhe është tokë shteti, breg lumi, që nuk mund të jepet.
“Jemi pajisur me gjithë dokumentacionin, i kemi vënë në dijeni që do nisim punimet. Lejen e kemi nga ish-kryetari Mziu, por edhe me kryetarin kemi folur dhe kemi marr konsensus. Do të ndërtohet një fermë, restorant dhe një ambiente që do i shërbejë restorantit”, u shprehu shpreh Daci në atë kohë për mediat.

Suli vazhdonte me justifikimet, më pas ndodhi tërmeti dhe këto protestat u harruan.

Edhe pse një person fizik, që mund të mos i ketë kapacitetet që kanë kompanitë e tjera që operojnë në sektorin e ushqimeve, Daci ka përfituar vazhdimisht tendera në vlera të mëdha nga institucionet. Para një viti, Daci u denoncua nga emisioni “Stop” se kishte fituar tenderin me vlerë 2.7 miliardë lekë nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bëhej fjalë për procedurën e prokurimit “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij”, të fituar nga Daci, kur sipas dokumenteve zyrtare, ka vetëm 10 shpendë në inventarin e tij. Tenderi u fitua me një ofertë rreth 310 mijë dollarë më të shtrenjtë se të tjerët.

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur për herë të dytë në 6 nëntor 2023 në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me kallëzimet e bëra ndaj tij për korrupsion.

Kryetari i bashkisë së Kamzës ka dhënë shpjegime për dy kallëzime të depozituar në prokurori. I pari ka të bëjë me dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderin e pastrimin e qytetit.

Në kallëzime ata e akuzojnë Rakip Suli për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Erion Veliaj, ky hajdut shejtanbudalla!

Erion Veliaj, ky hajdut shejtanbudalla!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com