GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion në bodrumin e Drejtësisë/ Anulohet tenderi 137 MLN lekë i Apelit për raftet e dosjeve

11:14 - 02/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion në bodrumin e Drejtësisë/ Anulohet tenderi 137 MLN lekë i Apelit për raftet e dosjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kupolën e drejtësisë ndodhin padrejtësitë më të mëdha. Nuk ka pasur ndonjëherë besueshmëri tek gjykatat, por mendonim se të paktën nuk abuzohet me buxhetin e shtetit. Më datë 12 prill 2024, Gijotina.com ka publikuar skandalin që bëhej përmes një prokurimi, ku Gjykata Apeli do të blinte disa rafte speciale për të mbajtur dosjet në bodrumin e saj.

Me sa jemi informuar, gjatë një interviste televizive, nga kancelarja Lertida Balili, raftet do të qëndrojnë në bodrumin e gjykatës. Ato do të sistemojnë dosjet e ardhura nga rrethet pas shkrirjes së 6 gjykatave të apelit në rrethe

Bëhet fjala për tenderin me objekt “Blerje Rafte metalike të përbëra prej çeliku special S400 të zinkuar me procesin SENDZIMIR (proces zinkimi ne elektrolizë) për nevojat e institucionit të Gjykatës Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë”. Vetë emërtimi i prokurimit është shumë special dhe duket sikur thotë gjithçka, por shumica e detaje fshihen në prapaskenë. Dhe, sipas dokumentacioneve, ishte parashikuar që gjykata të shpenzojë 137 milionë lekë për të blerë këto rafte.

Shkeljet e evidentuara

Ne menjëherë vumë në dukje se kjo është një shifër e lartë, edhe nëse do të bliheshin 1 mijë rafte të tilla. Gjithashtu kemi raportuar për shkeljet e tjera që përmbante ky tender, ku një ndër to ishte kërkimi i një specialisti tërmetesh. Se për çfarë i duhej një shkencëtar i tillë gjykatës kur të blinte raftet këtë nuk e dimë. Nëse bie një termet rrëzon godinën, por raftet mbeten në këmbë, me rekomandimin e specialistit të tërmeteve?

Po ashtu, Gijotina.com ka analizuar denoncimin që ishte bërë nga firma “Shaga” SHPK, e cila informonte se Gjykata e Apelit ka vendosur kritere diskriminuese për konkurrentët, por që mund të jenë të përshtatshme vetëm për një kompani të posaçme.

Ndër të tjera në denoncimin e bërë nga operatori ekonomik kundërshtonte kriterin ku kërkohet që operatorët të vërtetojnë që kanë në dispozicion 15 punonjës, ku mes tyre  të ketë një instalues antisizmiciteti të certifikuar.

Sipas ankimuesit, duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me prodhimin e rafteve me çelik, nuk është i nevojshëm një punonjës i tillë për të përmbushur detyrimin.

“Në këtë lloj procedure prokurimi, autoritetet kontraktor duhet të mbajnë në konsideratë të përcaktojnë kritere të thjeshtuara pranimi, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së biznesit të vogël dhe të mesëm si edhe afatet qe janë te arsyeshme”. Duke theksuar se këto kushte që ka vendosur Gjykata dhe këto shpenzime të larta po cenojnë konkurrencën e lirë.

Vendimi i Komisionit

Pas dy javësh KPP ka bërë shqyrtimin e dokumenteve dhe ka dalë në një rezultat. Sa i përket kërkesës që operatorët të kenë një punonjës antisizmiciteti, komisioni vlerëson se është kriter burokratik dhe që kufizon konkurrencën e lirë.

“Komisioni gjykon, se kjo kërkesë e autoritetit kontraktor është kufizuese, si dhe jo në përputhje me volumin dhe objektin e kontratës, i cili në rastin objekt – shqyrtimi është blerje rafte metalike. Nisur nga parashtrimet e operatorit ekonomik ankimues, në lidhje me pretendimet për ndryshimin e kriterit 2.3.2., KPP, gjykon se është ky është një kriter i cili e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në një procedurë prokurimi si dhe ul konkurrencën, dhe jo në proporcion me objektin dhe natyrën e kësaj procedure prokurimi, ndaj autoriteti kontraktor duhet të modifikojë kriterin në funksion të hapjes së konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë, duke mos e kufizuar atë, lidhur me punonjësit e kërkuar, duke vendosur vetëm ata punonjës, të cilët janë në funksion të realizimit me sukses të kontratës”, sqaron KPP.

Duke evidentuar se pretendimet e ankimuesit qëndrojnë, KPP vlerëson se Gjykata e Apelit ka abuzuar me këtë tender duke vënë në lojë një shumë të konsiderueshme parash.

Për këtë arsye ka vendosur që të anulojë tenderin dhe i kërkon Gjykatës së Apelit të përmirësojë dokumentet!

Shpresojmë që ky tender shqetësojë eprorët e kancelares që ka hartuar këtë tender. Në se do të pranohet ky risk korrupsioni për buxhetin në një gjykatë të këtij niveli, nuk do të çuditemi kur dosjet të myken pa arritur të gjykohen.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: DenoncimGjykata e Apelitvendim KPP

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Vocaj reagon për akuzën e Nokës: Në 40 vite karrierë nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale

Vocaj reagon për akuzën e Nokës: Në 40 vite karrierë nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com