GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Korrupsion në emër të Dëshmorëve, Emiriana Sako i firmosi natën e Vitit të Ri 500 MLN lekë njeriut të Tom Doshit

15:00 - 05/01/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion në emër të Dëshmorëve, Emiriana Sako i firmosi natën e Vitit të Ri 500 MLN lekë njeriut të Tom Doshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 31 dhjetor 2025, kur hidheshin fishekzjarret në Durrës, kryebashkiakja Emiriana Sako kishte një shqetësim të madh. Të mos ju shkojë mendja tek të pastrehët e tërmetit apo ndonjë shtresë tjetër në nevojë! Sako u kishte dhënë fjalën veteranëve që do ta stolis Mauzoleumin. Përvec premtimit, me këtë tender lidhet edhe porosia. Këtë tender duhet ta fitonte me cdo kusht njeriu i Tom Doshit, biznesmeni Bernard Martini.

Prokurimi i Bashkisë Durrës ka si objekt “Rikonstruksionin e Mauzoleut të Dëshmorëve”. Paratë e buxhetit ishin miratuar nga Këshilli Bashkiak qysh më 24 dhjetor 2024, prandaj kryetaren nuk e zinte gjumi, se mund të digjej fondi i caktuar për në vitin 2025. Fondi Limit i ndarë për këtë projekt është 47 998 000,00 lekë pa TVSH.

Qysh nga ardhja në pushtet e PS-së, dy herë janë hedhur paratë për “rregullimin” e varrezave të dëshmorëve. Në vitin 2014 dhe në vitin 2022, këto varreza i janë nënshtruar rikonstruksioneve. Tani sërish një tender tjetër që është mbajtur më 4 dhjetor 2025.

Këto lekë ishin paracaktuar për kompaninë “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” me pronar Bernard Martinin.

Ky i fundit është mbështetës i PSD-së së Tom Doshit dhe kandidat për deputet. Kjo parti është në aleancë të pashpallur me “Rilindjen”, prandaj nuk është cudi që vendimmarrja për këtë tender të jetë politike.

Sidoqoftë nuk përjashtohet edhe interesi personal i Sakos. Kjo shpjegon edhe skualifikimin e të gjithë konkurrentëve përvec fituesit në këtë tender.

Shpallet fituese oferta më e shtrenjtë

I detyruar nga fakti se kishte oferta ekonomike me vlerë më të ulët, komisioni i ka rënë me gomë të gjithë emrave të firmave konkurruese.

Oferta e kompanisë së Martinit është 35’026’496.50  lekë pa TVSH. Ndërkohë, operatori ekonomik “INERTI” shpk ka propozuar ta bëjë këtë punë me 30’886’731 lekë pa TVSH.

Edhe kompania “2 N” shpk ka ofertë më të ulët: 32’462’173 lekë pa TVSH. Po ashtu, firma “RSM COMPANY” shpk propozon vlerën 33’429’006 lekë pa TVSH.

Ndërsa operatori ekonomik “MODESTE” shpk ka bërë propozimin ekonomik 33’882’556 lekë pa tvsh.

Martini hyn në tender me bilanc me humbje

Nësë tenderi nuk do të ishte me fitues të paracaktuar, komisoni do të zgjidhte një ofertë tjetër. Kur vjen puna tek kapaciteti financiar, kompania shfaqet dobët vitin e fundit sepse me siguri ka mbështetur fushatën e Tom Doshit.

Sipas të dhënave të QKB, Martini në vitin 2024 ka regjistruar humbje të madhe megjithëse është favorizuar me tendera.

Nga ana tjetër, kompania ka treguar se i bën punët shkel e shko. Sjellim në vëmendje kontratën e përfituar nga Bernard Martini në prill të këtij viti me objekt “Ndërhyrje konservuese-restauruese në Burgun e Spaçit”. Kur e panë objektin thjesht të lyer me bojë, përfaqësues të Shoqatës së të Dënuarve Politikë u shprehën se ky ishte një makiazh që i humbte identitetin ish-burgut famëkeq. Fotot dhe videot e publikuara tregonin se godinat ku kanë vuajtur mijëra të burgosur për qëllime politike, ku janë torturuar dhe kanë punuar në minierat vdekjeprurëse në zonë, po lyheshin dhe suvatoheshin sikur të ishin një objekt i zakonshëm.

Kush është Bernard Martini?

Sikur dëshmorët të kishin mundësi të flisnin, nuk do ta pranonin që varrezat e tyre t’i riparonte njeriu i Tom Doshit.

Bernard Martini është njeri që ka probleme me ligjin. Vetë Martini, më 2021, kur kandidoi për PSD, ka deklaruar para KQZ-së se ka pasur dosje në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2016. Dosja e parë ka qenë për shkatërrim prone”.

Dosja e dytë, në vitin 2015 po në Prokurorinë e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”. Dhe dosja e tretë, në vitin 2009, për “vjedhje”.

Ky është biznesmeni model i Tom Doshit dhe i Edi Ramës, prandaj mendojmë se Sako ka pasur porosi që tenderin t’ia japë dhuratë Bernard Martinit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bernard MartiniEmiriana Sakotender

Lajme të lidhura

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike
Aktualitet

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

23:16 - 06/01/26
Tabaku në mbështetje të Salianjit: Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe
Breaking Views

Tabaku në mbështetje të Salianjit: Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe

22:40 - 06/01/26
Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës
Aktualitet

Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës

22:33 - 06/01/26
Para
I kërkuar për plagosje të rëndë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari (Emri)

I kërkuar për plagosje të rëndë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026

07:48 - 07/01/26

Dashi Më në fund, po merrni mbështetjen që ju nevojitet për të ecur përpara me një projekt të rëndësishëm. Kjo...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026

07:34 - 07/01/26
“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

23:16 - 06/01/26
Tabaku në mbështetje të Salianjit: Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe

Tabaku në mbështetje të Salianjit: Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe

22:40 - 06/01/26
Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës

Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës

22:33 - 06/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com