GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Korrupsioni, administrata e dobët dhe ekonomia informale pengon investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsioni, administrata e dobët dhe ekonomia informale pengon investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri

Under-the-table transactions...

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë së fundmi në një studim të posaçëm vlerësoi klimën e investimeve në rajonin e Ballkanit, duke e lidhur me ndikimin e pandemisë Covid-19.

Në një intervistë me grupe të interesit dhe bizneset, ekspertët e Vjenës publikuan opinionin e agjencisë shqiptare për nxitjen e investimeve (AIDA) për pikat e forta dhe dobëta që ofron Shqipëria për investitorët e huaj.

Favoret

Sipas AIDA-s, Shqipëria zbaton një regjim shumë liberal ndaj investimeve të huaja. Ligji për IHD lejon pronësinë 100%. Shqipëria është e angazhuar për një klimë të favorshme dhe të parashikueshme të biznesit, me disa reforma në sektorët fiskalë që synojnë uljen e borxhit kombëtar dhe investimet në infrastrukturë dhe reformat në arsim.

“Ne kemi një ligj për investitorët strategjikë. Një popullsi të re dhe e arsimuar mirë. Qasje e lirë në tregjet kryesore, të tilla si BE, Turqia, CEFTA. Vendndodhja gjeografike optimale. Jemi urë lidhëse midis veriut dhe jugut të Evropës, me rrjete të mira të lidhjeve të transportit, rrugë, porte dhe aeroporte”, shprehet Agjencia e Investimeve.

Shqipëria ka performancë e lartë e eksporteve, me IHD-të që janë kontribuuesi kryesor. Shqipëria ka stabilitet makroekonomik, çmime të qëndrueshme, inflacion të ulët, një kurs solid këmbimi. Arsyeja kryesore pse kompanitë e huaja vijnë në Shqipëri janë kostot konkurruese të punës. E dyta është popullata e re, e gatshme të mësojë shpejt, dhe ndërkohë zotëron gjuhë të ndryshme. Shumica e të rinjve janë dygjuhësh, madje flasin disa gjuhë, të gatshëm t’i përshtaten kulturave të reja.

“Kemi një forcë pune shumë produktive, e aftë për të mësuar shumë shpejt, ne e dëgjojmë këtë nga investitorët e huaj që kanë ardhur në vendin tonë. Si dhe vendndodhjen, duke qenë shumë afër të gjithëve në Evropë. Kjo e bën të lehtë zgjedhjen kur bëhet fjalë për logjistikën dhe kostot e transportit të ndërmarrjeve. Ata mund të përdorin mënyra të ndryshme”, shprehet AIDA.

Disavantazhet

Sipas AIDA-s Shqipëria ka problem korrupsionin dhe investitorët ende po përballen me këtë problem. E dyta do të ishte mungesa e infrastrukturës në disa zona, sepse Shqipëria është ende një vend që është në ndërtim e sipër, kështu që duke qenë në këtë fazë, ne ende po përpiqemi të ndërtojmë infrastrukturën.

“Ne kemi një projekt për ringjalljen e hekurudhës, prandaj është kjo mungesë e infrastrukturës së transportit që na vendos në pozitë të pafavorshme. Si dhe të drejtat e pronës. Procedura nganjëherë zgjat shumë kohë, nga një institucion në tjetrin, në një tjetër, ndonjëherë është burokratike” thuhet në vlerësimin e AIDA-s.

Ekonomia informale është gjithashtu një pengesë dhe kapaciteti i kufizuar administrativ.

“Ne duhet të sigurojmë disa trajnime, për të rritur kapacitetin e stafit tonë, në mënyrë që të jemi më efektivë në lidhje me shërbimet e biznesit.” është shprehur AIDA. /Monitor

Etiketa: ekonomiinvestitore te huajkorrupsion

Lajme të lidhura

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Para
Basha nga Lezha: Më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim

Basha nga Lezha: Më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 103-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com