GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsioni/ Foto e Olsian Çelës me Alket Hysenin i thotë të gjitha

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsioni/ Foto e Olsian Çelës me Alket Hysenin i thotë të gjitha

Sistemi i Drejtësisë dhe Politika, janë bërë njësh me lidhjet e korrupsionit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sistemi i Drejtësisë dhe Politika, janë bërë njësh me lidhjet e korrupsionit. Duke mos pasur si synim të drejtat e qytetarëve dhe të mirat, që duhet t’i takojnë publikut.

Prokuroria e Përgjithshme me në krye Olsian Çelën, janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe njerëzve më të korruptuar në Shqipëri, duke kapur çdo hallkë të Drejtësisë.

Drejtësia sot ka rënë në dorën e disa hajdutëve, të cilët ndëshkojnë vetëm qytetarët e thjeshtë. Por jo oligarkët, ministrat dhe deputetët që vjedhin pronat e bregdetit.

Kjo foto e siguruar nga “Gijotina.com” tregon qartë pleksjen e krimit me prokurorinë. Të cilët janë vënë në një rresht të tribunës VIP në “Air Albania” dhe ndjekin zhvillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë imazh fotografik, duket qartë ish-deputeti i PS në qarkun e Vlorës, Alket Hyseni. I cili është kallëzuar disa herë në SPAK dhe prokurorinë e Tiranës, për vjedhjen e pronave në bregdetin e jugut, duke ndërtuar më pas vila turistike.

Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik “Ionian Olea”. Një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë.

Por dokumentet tregojnë se origjina e tokës me sipërfaqe totale 11 mijë metra katrorë, për të cilën “Hyseni & Associates” ka lidhur një kontratë sipërmarrje me zhvilluesit e resortit “Ionian Olea”. Dhe ka përfituar sipërfaqe ndërtimi me vlerë miliona euro është e dyshimtë.

Ndërkohë që verifikimi i mënyrës së tjetërsimit të saj, ka qenë detyrë e Task-Forcës, së drejtuar pak kohë më parë nga vetë Hyseni.

Irini Bua, një zonjë nga fshati Dhërmi ka akuzuar dhe denoncuar në prokurori, Alket Hysenin. Por çuditërisht ndaj këtij të fundit nuk ka nisur një hetim për ta vënë në përgjegjësi ligjore.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi dukshëm Alket Hyseni, thith puro në prani të Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela, të cilin e ka shok të vjetër dhe ndan çdo hall e Pazar me të.

Fotoja tregon qartë rreshtoren që Alket Hyseni, i bën prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Duke filluar nga kryeprokurori Olsi Çela, drejtuesi i prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela, zv/drejtuesit të Tiranës, Erion Imeraj.

Në këtë foto dhe shumë pranë prokurorit të përgjithshëm, është dhe avokati Florian Pustina. Burri i prokurores Pranvera Pustina, e cila shërben si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme.

Fotoja tregon kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë. Mes Hysenit dhe Olsi Çelës, diskutohet jo vetëm për çështjet penale dhe civile që duhet të “trajtohen” me rigorozitet.

Por diskutimi në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” me sa duket kryhet edhe për punën e votave që duhet të kapen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me qëllim kapjen e titullarit të SPAK.

Lexo edhe:“Rriten rastet e hetuara për korrupsion”, Olsian Çela në Kuvend: Prioritet mbetet lufta kundër pastrimit të parave

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Alket HysenifotokorrupsionOlsi CelapazareProkuroriashoke

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Gjykata detyron Bankers Petroleum të paguajë gjobën 150 mijë euro

Gjykata detyron Bankers Petroleum të paguajë gjobën 150 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26

Një aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës është regjistruar një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të hëne ku janë përplasur dy automjete....

Lexo më shumë
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com