GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsioni në bashki, Goci: Pa firmën e Veliajt nuk lëviz asnjë qindarkë

13:49 - 13/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tjetër abuzim i Veliajt”, gazetarja publikon dokumentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci thotë se skandali i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës është shtrirë në të gjithë institucionin dhe nuk ka asnjë gjasë që në dijeni të tij të mos ketë qenë edhe kryetari. Në studion e lajmeve, ai tha se kjo e bën Veliajn të papërshtatshëm për të mbajtur atë detyrë dhe organi i akuzës duhet të kërkojë shkarkimin e tij.

“E gjithë administrata e bashkisë, aty pa përfshirë kanë mbetur rojet dhe pastrueset. Është një institucion komplet i rënë. Zoti Veliaj nuk mund të qëndrojë asnjë ditë. Është një kumt që ia jep çdo qytetar i Shqipërisë. Sistemi i bashkisë është ndërtuar në mënyrë të tillë që ka në krye Erion Veliajn, pa firmën e tij nuk lëviz asnjë qindarkë. Sot zotëria thotë që këta që janë brenda kanë bërë punë të mira. Prokuroria duhet të thotë që nëse ti u del në mbrojtje, hajde na sqaro. Nga pikëpamja juridike, mënyra si është ndërtuar Bashkia e Tiranës, në krye qëndron zoti Veliaj. Ai e mban të centralizuar pushtetin.   

Nuk pres përgjegjësi morale nga Veliaj, ai u ka dalë në mbrojtje, në vend që të distancohej e të shkonte vetë në prokurori. SPAK e ka të drejtën të kërkojë shkarkimin e tij nga detyra. I gjithë problemi është t’i hiqet firma nga dora. Prokuroria duke i nisur nga një sinjalizim i marrë në rrugë informale mund të nisë një hetim”, tha ai.

Goci u ndal te investimi i bashkisë te parku i liqenit dhe protestat që i paraprinë disa vite më parë.

“Kur plasën protestat te parku i liqenit, e gjithë kodrina u rrethua për t’u bërë një park fëmijësh. Unë dhe aktivistë të tjerë në atë kohë zbuluam se ata e kishin rrethuar vendin pa leje ndërtimi. Abuzimi i dytë ishte se aty kishin hyrë pa projekt fare. Më pas projekti u ndryshua. 55 milionë lekë të vjetra është treni. Shinat janë ende aty. Janë rreth 600 m katrorë, janë hedhur 60 milionë lekë dhe nuk është vënë kurrë në punë. Mbahet e rrethuar, nuk hyn asnjeri”.

Ai e cilësoi skandaloze deklaratën e ish-ministres Olta Xhaçka për investimin e të shoqit në bregdet.

“Deklarata e Xhackës ishte skandaloze. Ne presim që këta të shkojnë në normalitet, të japin dorëheqjen kur janë përballë drejtësisë. Por ata përdorin postin për t’i shpëtuar asaj. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve e shfrytëzojnë mandatin e vet për të mbrojtur një skandal. Statusin e investitorit strategjik nuk mund ta gëzojë një ministre. Ata janë burrë e grua. Ai është një puç institucional, sepse po përvetësohet pushteti i Gjykatës Kushtetuese”.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajErvin Goci

Lajme të lidhura

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

10:07 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara
Aktualitet

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26
Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë
Aktualitet

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

09:10 - 20/03/26
Para
Kartoni i Myrto Uzunit arrin shifrën e çmendur

Uzuni drejt largimit nga Granada

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

10:07 - 20/03/26

Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian, 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë, duke theksuar me...

Lexo më shumë
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

09:44 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26
Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

09:10 - 20/03/26
Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

08:49 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com