GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korruptoi ish-Avokatin e Shtetit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin’ e Shijakut (Emri)

13:18 - 06/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK lëshon urdhër-arresti për “Rrumin” e Sukthit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme  ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi alias ‘Rrumi i Shijakut’, për akuzën e korrupsionit. Në pretencë, SPAK kërkoi dënimin me 3 vite heqje lirie të Lahos, por në përfundim të gjykimit, gjykata e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, iu ul një e treta e dënimit, duke mbetur në 10 muaj burg.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ka rezultuar se Aleksandër Laho i ka dhënë ish-Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronesie. Sipas SPAK, Laho e ka dhënë ryshfetin për mosankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Kujtojmë që Aleksandër Laho mbeti i plagosur në vitin 2019, në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Në atë kohë atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi një video, ku ai po komunikonte me një zyrtar të avokaturës së shtetit për rastin korruptiv. Kjo është pranuar edhe nga Kërçuku, që është dënuar me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit.

“Rrumi” vijon në kërkim ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në vitin 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekësore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, duke i gjymtuar edhe një këmbë. Në atentatin e 1 nëntorit të 5 viteve me parë mbeti i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoja ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. SPAK pas zbardhjes së komunikimeve në SKY EÇ ka arritur të zbulojë edhe grupin që porositi dhe kreu atentatin, mes tyre dhe Plaurent Dervishaj.
Etiketa: BurgrrumiShijak

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Danja flet për herë të parë për njohjen me partnerin e saj

Danja flet për herë të parë për njohjen me partnerin e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com