GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BE: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë me Kosovën për dialogun

22:46 - 23/09/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë me Kosovën për dialogun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në mënyrë që të angazhohet më shumë me Kosovën sa i përket dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kos përsëriti qëndrimin e bllokut evropian se normalizimi i raporteve është kusht për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Dhe ne po punojmë për këtë, në veçanti edhe me përfaqësuesen tonë të lartë, Kaja Kallas. Ne jemi vazhdimisht të angazhuar me Serbinë për këtë çështje, ndërsa me Kosovën më pak muajt e fundit, sepse jemi ende në pritje të formimit të një qeverie të re. Por, kjo mbetet një nga prioritetet në gjithë procesin e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, tha Kos në intervistën dhënë në Sarajevë.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Brukselit që nga viti 2011. Procesi fillimisht nisi në nivel teknik dhe më pas palët u angazhuan edhe në dialog në nivelin politik.

Gjatë procesit palët kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, Kosova ende nuk ka formuar një ekzekutiv të ri. Edhe gjatë kësaj periudhe, kur Kosova po udhëhiqet nga një Qeveri në detyrë, në Bruksel janë mbajtur runde bisedimesh në nivel të kryenegociatorëve. I fundit u mbajt më 11 shtator – takim që nuk prodhoi asnjë rezultat.

Për dallim nga takimet mes kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar dialog në nivel politik që nga shtatori i vitit 2023. Rundi i fundit i dialogut politik u zhvillua vetëm disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur u vra një polic i Kosovës.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, pasi mori detyrën në krye të diplomacisë evropian në fillim të këtij viti, i tha Radios Evropa e Lirë se procesi i dialogut ka ngecur dhe se BE-ja po shqyrton mjete të tjera për normalizim.

Më pas, ajo deklaroi se Brukseli është duke i analizuar gabimet e bëra në këtë proces.

Ndryshe, zyrtarja e lartë evropiane, Marta Kos po qëndron në Bosnjë e Hercegovinë, në një vizitë treditore, ku është takuar me përfaqësues të institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, organizatave joqeveritare dhe me të rinj.

Gjatë intervistës për REL-in, Kos foli edhe për situatën në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, pasi paraprakisht tha se nuk ka arsye pse të takohet me Millorad Dodikun, të cilit i është marrë mandati i presidentit të entitetit nga autoritetet zgjedhore të Bosnjës. Megjithatë, ai ende paraqitet si udhëheqës i Republikës Sërpska.

“Na duhet Republika Sërpska në mënyrë që të mund të ecim përpara me të gjithë Bosnje e Hercegovinën. Kjo ka qenë e mundur në të kaluarën dhe besoj se do të jetë e mundur edhe në të ardhmen”, tha Kos, duke shtuar se Republika Sërpska është më shumë sesa politikanët e saj dhe se popullata meriton një të ardhme më të mirë.

Lajme të lidhura

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës
Breaking Views

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
Para
13-vjeçari afgan udhëton i fshehur te rrotat e avionit nga Kabuli në Delhi

13-vjeçari afgan udhëton i fshehur te rrotat e avionit nga Kabuli në Delhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti...

Lexo më shumë
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com