GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët

19:51 - 17/02/26
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga të mbijetuarit e masakrës së Suharekës, Gramoz Berisha, ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi gjatë asaj periudhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Berisha shkruan se kohët e fundit ka zbuluar se ka plotë 27 vite që jeton me një plumb në krahun e tij të majtë, pasi u plagos gjatë masakrës së Suharekës.

Ai ka vijuar më tej me rrëfimin e tij, duke treguar detaje nga momenti kur ai dhe familja e tij, pas të shtënave me armë zjarri, u morën dhe u hodhën në një kamion ku ndodheshin shumë viktima.

Gramozi ka treguar se ia doli që të arratisej nga kamioni, sëbashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij, por një pjesë e familjarëve nuk ia dolën.

Ndërsa përsa i përket plumbit në krahun e majtë, ai ka treguar se mjekët i kishin thënë gjithmonë se kishte dalë nga trupi, por sipas tij, para 3 muajsh e mori vesh të vërtetën.

Reagimi i plotë i Gramoz Berishës:

27 vite më parë, kur bashkë me mamin kërcyem nga kamioni, unë isha i plagosur në krahun e majtë.

Ajo plagë ma kishte mundësuar të shtiresha si i vdekur kur na kapën tek piceria dhe na hodhën në kamion bashkë me trupat e tjerë.

Vite të tëra jam trajtuar për plagën në krahun e majtë. Të gjithë mjekët më kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ishte më në trupin tim.

27 vite dhimbje, krenari, mungesë dhe përpjekje për të gjetur qoftë edhe një kockë të familjarëve tanë, që nuk arritën të kërcenin nga kamioni që i barte si kufoma.

Unë, mami Vjollca dhe Shyhretja ishim të vetmit që kërcyem. Të tjerët shkuan me kamion. Edhe motra Dafina, edhe vëllai im Driloni, edhe babi Sedat.

Të 49 anëtarët e familjes sonë shkuan. Kishte edhe të gjallë brenda. Kishte edhe thirrje për ndihmë nga kamioni. Por nuk kërcyen. Shkuan. Mbijetuam vetëm ne të tre.

Para tre muajsh ndjeva një dhimbje të tmerrshme në krahun tim të djathtë.

I bindur se nuk kishte asnjë lidhje me të kaluarën time, meqë plagën e kisha në krahun e majtë, iu drejtova mjekëve këtu në Shtutgart. Filluan ekzaminimet. Pas disa fotografimeve, nisën të më bëjnë pyetje:

— A mos keni qenë pjesë e ndonjë plaçkitjeje?

— Jo.

— A keni marrë pjesë në ndonjë shkëmbim zjarri?

— Po. Jam i mbijetuar… Ua tregova edhe plagën në krahun e majtë.

U mblodhën shumë mjekë. “ein Wunder”, përsëritnin.

Mjekët më treguan se në krahun tim të djathtë ndodhej plumbi që kishte synuar të ma merrte jetën para 27 viteve. Plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital.

Kjo ishte mrekullia që ata e quanin “ein Wunder”.

Unë mësova se gjatë gjithë kësaj kohe paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta — që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gëzuar 17 shkurtin!

gijotina.com/

Etiketa: i mbijetuarimasakra

Lajme të lidhura

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Sipas raportimeve në...

Lexo më shumë
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 31/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com