GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Papërgjegjshmëria politike po e zhyt në krizë shtetin më të ri në Europë, krizë nga e cila nuk dihet se kur do të dilet.

Sot ishte afati i fundit për të zgjedhur presidentin dhe një gjë e tillë nuk ndodhi. Seanca e thirrur në mëngjes u shty për në orën 14:00, më pas në 19:00 dhe më pas në 23:00, por sërish dështoi.

Opozita nuk mori pjesë dhe mungesa e kuorumit e bëri të pamundur votimin. Ligji parashikon qartë se duhet të jenë prezentë së paku 80 deputetë që procesi të jetë i vlefshëm. Refuzimi i të gjitha partive opozitare për të marrë pjesë çoi në dështimin përfundimtar të zgjedhjes së presidentit, duke e futur vendin në një situatë që hap rrugën për zgjedhje të reja. Këto do të jenë zgjedhjet e pesta që nga viti i kaluar.

Në seancën e orës 23.00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare në Kosovë janë në rënie të lirë. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një opozitë e re për të pasur presidente të re.

“Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mundet me sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin e karakterin e ka të vjetër. Prandaj janë në rënie të lirë. Po bien vazhdimisht nëpër cikle elektorale. Sa më shumë po mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë. Asnjë mësim s’po nxjerrin. Do të ishin qesharakë sikur të mos ishin të gjorë”, tha Kurti.

Po ashtu ai shtoi: “Veç këto dy mundësi janë. Ata janë thellësisht të pakënaqur me numri ne deputetëve që kanë. Praktikisht LDK-ja po thotë që i kemi 15 deputetë por nuk më duhen asgjë. PDK-ja po thotë që i kam 22 deputetë por nuk po më duhen asgjë, sepse ju e dini 22 + 15 bëjnë 37 e në 57 e ne 66. Këtë s’po munden ta kapërdijnë mendërisht dhe çka po u thonë qytetarëve, po shkojmë në zgjedhje”.

Lëvizjet politike

Pas dështimit të seancës së orës 19:00, kryeministri Albin Kurti doli me një propozim të ri në përpjekje për të shmangur krizën. Ai bëri të ditur se kandidatja e propozuar nga mazhoranca, Hatixhe Hoxha, ishte e gatshme të tërhiqej për t’i hapur rrugë një kompromisi me opozitën.

“Kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha, ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK sjell 15 nënshkrime në Kuvend dhe LVV sjell 15 nënshkrime”, deklaroi Kurti, duke shtuar se në këtë mënyrë do të mund të sigurohej numri i nevojshëm i firmave për të vijuar procesin.

Ai i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të depozitojë nënshkrimet, duke theksuar se kjo do të shmangte zgjedhjet e reja. “Pres që LDK t’i sjellë 15 nënshkrime… në këtë mënyrë i futemi garës sonte që të mos shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Megjithatë, opozita e ka kundërshtuar këtë qasje. Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, deklaroi se propozimi i Kurtit synon vetëm sigurimin e kuorumit për mazhorancën. “Tash po thotë ‘nënshkrimet i japim por jo votat’”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar mungesën e garancive për një proces real konkurrues.

Në të njëjtën linjë, deputeti Besian Mustafa e cilësoi ofertën si të pasinqertë. “Albini tha ‘nënshkrimet Vjosës por votat Ferides’. Albin, mos ju tut Vjosës. E zgjedhim sonte Presidente, e shpëtojmë shtetin”, deklaroi ai.

Qëndrim kritik mbajti edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e cilësoi procesin si “shoë njëpartiak”, duke theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një procesi që, sipas tij, nuk garanton zgjidhje. Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se opozita është përjashtuar nga konsultimet dhe se pjesëmarrja në këto kushte nuk ka kuptim.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të institucioneve dhe për mosnjohje të rezultatit zgjedhor, duke këmbëngulur se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se një proces i tillë do të sillte kosto të larta financiare.

Në debat është përfshirë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili kritikoi qasjen e mazhorancës, duke paralajmëruar për rrezik të përqendrimit të pushtetit. “Ajo që po shohim nuk është qeverisje e shëndetshme, por një model alarmues kontrolli dhe kapjeje të institucioneve”, u shpreh ai, duke bërë thirrje për më shumë dialog dhe balancë politike.

Me dështimin përfundimtar të zgjedhjes së presidentit dhe mungesën e një kompromisi mes palëve, Kosova hyn në një fazë të re pasigurie politike, ndërsa vendi pritet t’i drejtohet sërish zgjedhjeve të parakohshme.

Etiketa: KosovePresidentZgjedhje

Lajme të lidhura

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Los Angeles/ Kanadezët mundin Afrikën e Jugut në frymën e fundit dhe dalin në 1/8-at
Breaking Views

Los Angeles/ Kanadezët mundin Afrikën e Jugut në frymën e fundit dhe dalin në 1/8-at

23:06 - 28/06/26

Kanadaja është ekipi i parë që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Botërorit, pas triumfit 0-1 kundër Afrikës së Jugut...

Lexo më shumë
I riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës, i heqin mikrofonin

I riu kundërshton programin e grupit koordinues të protestës, i heqin mikrofonin

22:11 - 28/06/26
“Dorëheqja e Ramës, e panegocueshme”, pesë kërkesat u cituan nga koordinatori Andi Tepelena

“Dorëheqja e Ramës, e panegocueshme”, pesë kërkesat u cituan nga koordinatori Andi Tepelena

20:51 - 28/06/26
Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit, Presidenti kërkon hetim

Trajneri i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas eliminimit, Presidenti kërkon hetim

20:35 - 28/06/26
Formacionet Zyrtare/ Nis faza me eliminim direkt, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Afrikë e Jugut-Kanada

Formacionet Zyrtare/ Nis faza me eliminim direkt, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Afrikë e Jugut-Kanada

20:22 - 28/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomKickGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomKickcasibom girişjojobet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet