GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi e mohon

07:55 - 06/10/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi e mohon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës në një plan “të stilit të Krimesë”, siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon.

Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe bënë që NATO-ja të vendos shtimin e forcave paqeruajtëse në terren.

Çështja u diskutua përgjatë punimeve të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Presidentja Osmani i cilësoi veprimet e Serbisë si “të dala nga libri i (Vladimir) Putinit i vitit 2014”.

“Edhe gati 25 vjet pas luftës (në Kosovë), e njëjta mendësi ekziston në Serbi, e cila është të rrëmbejë territore të të tjerëve”, theksoi ajo, duke bërë thirrje për garanci sigurie si dhe sanksione ndaj Serbisë pas “aktit të saj të agresionit”.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përmbajtur, sanksionuar dhe për të penguar Serbinë që të kryej agresionin e ardhshëm kundër Kosovës, si dhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha presidentja Osmani.

Serbia ka mohuar akuzat e Kosovës se ka trajnuar dhe mbështetur grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish të enjten pohimet se Serbia ka grumbulluar forca shtesë të ushtrisë në kufirin me Kosovën, ndërsa konfirmoi se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ai i Bashkimit Evropian Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për të parë nga afër situatën në kufirin ndërmjet të dyja vendeve.

“Ne jemi vendi që do të ruajmë paqen dhe qetësinë dhe unë jam i sigurt për këtë”, tha presidenti serb në Granada.

Përgjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian, nuk pati ndonjë takim ndërmjet udhëheqësve të të dyja vendeve.

“Unë as nuk kam biseduar me Prishtinën, ata as nuk duan të flasin”, u tha gazetarëve presidenti serb Vuçiç.

Presidentja Osmani tha më herët gjatë ditës se nuk është e gatshme për takim me presidentin serb, pa u sanksionuar fillimisht Serbia për sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës.

Në mbrëmje ajo tha se tashmë ka një situatë të re dhe dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk është më “një punë e zakonshme”.

“Thjesht nuk mund të vazhdojmë të flasim vetëm për çështjet teknike apo planet e renditjes së zbatimit të marrëveshjes, kur neni një i propozimit gjermano-francez që u bë propozim i Bashkimit Evropian u shkel rëndë nga Serbia”, tha ajo.

Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.

Marrëveshja nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë por kërkon mes tjerash marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Asnjë hap me peshë nuk është hedhur deri tani për përmbushjen e saj, ndërsa vëzhguesit thonë se sulmi i 24 shtatorit mund të ketë dëmtuar rëndë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./VOA

 

Etiketa: beogradikopsova

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 6 Tetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com