GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kosova dhe Serbia përplasen për reciprocitetin, Rama e fton t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

11:20 - 01/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri të Kosovës, Rama reagon për herë të parë, ja mesazhi për Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për tensionet në veri të Kosovës gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

I pyetur nga gazetarët, nëse ajo që ndodhi tregon pse Kosova nuk duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, Rama tha se është pikërisht e kundërta.

Ndër të tjera ai shprehu mbështetjen për qeverinë e Kosovës dhe tha se morën vendimin e duhur me zbatimin e marrëveshjes e më pas shtyrjen e saj me 30 ditë.

“Unë jam në të drejtën time t’ju them që e kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësis së thellë që ka në këtë marrëdhënie dhe siç e thashë, ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës, bazuar në marrëvehsjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur m etemën që është bërë shkak i këtij acarimi, nuk është vetëm e drejtë dhe detyrë e qervisë së Kosovës. Në këtë pikë unë ë mbështes 100% qeverinë e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës që marrëveshja të zbatohet.

E përgëzoj kryeministrin dhe autoritetin e Kosovës për vetëpërmbajtjen dhe që dëgjuan aleatët jo që shtyjnë marrëveshjen por për të sqaruar.

Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo është I gabuar. Nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit, dialogut, është e panevojshme, këto situata tregojnë pse duhet Ballkani i Hapur. Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të vijë e të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur. Kur gjërat shkojnë në thikë ka dy rrugë. Njëra e kthimit mbrapa dhe e luftës, nga e cila nuk fiton askush, rruga tjetër është ndërtimi i paqes.

Na duhet të punojmë edhe më kokëfortësisht për paqen, për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësinë të kuptjmë që nuk jemi dy palë qenie, ca nerëz e ca aleinë. Jemi njerëz dhe kemi detyrim që t’u lëmë paqen fëmijëve tanë.

Me presidentin e Serbisë, marrëdhënia miqësore nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta që ta lexojmë ashtu siç e lexon marrëdhënien me Kosovn, por nuk e pengon të jetë për liberalizimin e vizave. Ashtu sikundër kjo nuk është një shprehje mosrespekti për mënyrën si ne shqiptarët e shikojmë këtë çështje.

Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur, ka mbështetjen tonë, edhe për shtyrjen e reciprocitetit. Fqinjët nuk i zgjedhim, këta kemi.
Nëse do kishim fqinjë tjerë mund të ishim më të, mërzitshme, fqinjët nuk i zgjedhim.
Serbia është aty, Kosova është aty, nuk shkon asgjëkundi. Historia do më japi të drejtë mua, jo juve.”, tha Rama.

 

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Tensionet në veri të Kosovës, Nikolla: Shtyrja e zbatimit të marrëveshjes tregon fuqi jo dobësi

Tensionet në veri të Kosovës, Nikolla: Shtyrja e zbatimit të marrëveshjes tregon fuqi jo dobësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com