GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kosova e sakrifikuar për Ballkanin e Hapur

10:14 - 10/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në veri në Kosovë, bashkëpunëtori i Metës: Rama fshihet si struci për të mos lënduar Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Ngjarjet e fundit në veri un e Republikës së Kosovës ishin ngjarje të paramenduara nga regjimi i Beogradit për të realizuar: së pari, heqjen e vëmendjes nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë, që ky regjim jo vetëm i ka refuzuar, por mban lidhje të ngushta me Moskën; së dyti, për të treguar se ai është i aftë të kontrollojë situatën duke qenë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan; dhe së treti, mundësinë e arritjes së marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, ashtu siç e duan serbët, duke u dakordësuar me një marrëveshje tjetër si ajo e lëvizjes së mjeteve dhe e njohjes së targave midis dy vendeve.

Por, në thelb, të gjithë këtij provokacioni qëndron shtyrja e axhendës për Ballkanin e Hapur, një iniciativë antieuropiane që mundëson dominimin e Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Po të shikosh deklaratat e dy kryeministrave të Serbisë dhe Shqipërisë për ngjarjen e mësipërme, ata theksuan se “një ngjarje e tillë nuk do të ndodhte nëse Kosova do të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur” (Rama) dhe “Ballkani i Hapur është një iniciativë që sjell stabilitet” (Brnabic në takimin me ambasadorin Hill). Për më tepër, lobistët, organizatat dhe individët që kanë përkrahur këtë iniciativë të vetofruar nga Rama-Vuçiç tashmë janë prezent me analizat e tyre se faji është i Albin Kurtit, që po rikthen klimën e tensionit në Ballkanin Perëndimor. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dy liderët karizmatikë dhe të vendosur të Republikës së Kosovës, duket janë bërë pengesë për arritjen e kërkesave të regjimit të Vuçiç në Ballkan, një ish-ministër i regjimit të Millosheshevic-it në vitet 1998- ‘99 dhe sot ideatorit të mbajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve si ‘konflikt i ngrirë’. Vuçiç ka shpalosur një politikë të jashtme të baraslarguar nga gjithë fuqitë botërore, madje mban ndezur edhe aderimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Realiteti i deritanishëm tregon se politikat e tij i shërbejnë skenarëve të Rusisë për të shtrirë influencat e saj në Ballkan. Reagimi i Moskës dhe qëndrimet e tij për projektet e ndryshimit të kufijve në Ballkan apo Ballkanit të Hapur tregojnë se rruga e tij është e ndryshme nga rruga e demokracive perëndimore të Europës.

Mospranimi i Ballkanit të Hapur nga liderët e Kosovës, por edhe nga vendet e tjera si Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi, e ka vënë këtë iniciativë në një situatë të vështirë. Pyetjet shtrohen se pse Rama dhe Vuçiç insistojnë për Ballkanin e Hapur kur kanë përpara Procesin e Berlinit të udhëhequr nga Gjermania dhe vendet europiane? Çfarë duan të realizojnë me këtë iniciativë kur sot të tri vendet e saj Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur kapitujt e negocimit për anëtarësim në BE?

Por në vend të angazhohen me integrimin Europian, Rama dhe Vuçiç duan të spastrojnë skenën politike në ato vende që nuk janë dakord me projektin e tyre. Këtë klimë po mbjellin në Kosovë, këtë destabilitet kërkojnë ta fusin në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Por situata sot në Perëndim ka filluar të ndryshojë shumë. Vëmendja e shteteve kryesore është rikthyer në Ballkanin Perëndimor, sidomos kur po shikohet tentativa e Rusisë të sjellë konfliktin në këtë rajon. Shtypi amerikan ka filluar të evidentojë dhe mbështesë Osmanin dhe Kurtin dhe marrëveshja e fundit për energjinë në Departamentin e Shtetit ishte një goditje fatale për Rama-Vuçiç, që me lobistët e tyre donin të izolonin përkrahjen për ta. Zëri i fuqishëm i Francis Fukuyama pro politikës së Kurtit dhe përkrahja e vazhdueshme e Presidentit Biden për sovranitetin e padiskutueshëm të Republikës së Kosovës janë mesazhet e fuqishme ku po ngrihet një rrymë realiste në Ëashington, rrymë e cila është vështirë të pengohet nga lobistët e mirëpaguar të liderëve ballkanikë, të cilët Ballkanin e Hapur e shohin si streha e sigurt e pushtetit të tyre të korruptuar për vitet në vazhdim.

Ajo që u ka mbetur tani ballkanistëve të hapur është vazhdimi i politikave disfatiste se duhet t’i japim diçka Serbisë për të fituar paqen dhe stabilitetin apo të shtyjnë politikanët “e bindur” të opozitës të bëjnë ndryshimet e duhura, kur vetë atyre u mungojnë argumentet për këto ndryshime.

Megjithatë, vullneti i Rama-Vuçiç për ta mbajtur këtë iniciativë është i madh. Takimi i ardhshëm do të jetë Panairi i Beogradit për prodhimet bujqësore të vendeve pjesëmarrës. Sigurisht, shalqinjtë e Konispolit të zotit Rama do të na përfaqësojnë me dinjitet.

 

Etiketa: Agim NeshoBallkani HapurKosovakryesore2sakrifikuar

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Terrorizoi udhëtarët me thikë në aeroport, policia qëllon për vdekje të riun

Terrorizoi udhëtarët me thikë në aeroport, policia qëllon për vdekje të riun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati
Breaking Views

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26

Brenda këtij mandatit, mazhoranca socialiste paralajmëron ndryshime kushtetuese. Kryeministri Rama pas mbledhjes me grupin socialist kërkoi ngritjen e një grupi...

Lexo më shumë
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26
“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com