GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit, por jo si festë zyrtare

09:46 - 12/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit, por jo si festë zyrtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Por, gjatë gjithë këtyre viteve, institucionet e Kosovës nuk e kanë zyrtarizuar si festë zyrtare shtetërore.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Washingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’ Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tani kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Megjithatë, kjo ditë ende nuk është në kalendarin e festave zyrtare të shtetit si ditë e çlirimit.

Sipas deklaratave, ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare po vazhdon të kushtëzohet nga Lista Serbe.

Një gjë të tillë e kritikon Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Sipas kësaj organizate, viteve të fundit këto festa po shënohen në mënyrë të plogësht nga institucionet e vendit, ndërsa partitë opozitare konsiderojnë se mungon vullneti politik që Dita e Çlirimit të futet në kalendarin e festave zyrtare.

Etiketa: clirimFesteKosova

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
SHBA-ja bën thirrje për stabilitet dhe pajtim në Ballkan, pas “kuvendit gjithëserb”

SHBA-ja bën thirrje për stabilitet dhe pajtim në Ballkan, pas "kuvendit gjithëserb"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar
Ekonomi & Sociale

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më...

Lexo më shumë
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com