GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova gati për të nisur reciprocitetin me Serbinë, zbatohet nga 1 gushti

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri Kurti nis vizitën  zyrtare në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithçka është gati që të nisë reciprociteti në pikat e kalimit kufitar me Serbinë. Policia e Kosovës, deklaron se bazuar në vendimin e qeverisë, i cili ka të bëjë me kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Prej datës 1 gusht çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Pavarësisht kundërshtive që ngjalli ky vendim në Serbi, autoritetet në Kosovë duken të vendosura ta zbatojnë atë. Policia thotë se është gati si i përket burimeve njerëzore shtesë që duhen ashtu edhe në aspektin teknik dhe logjistik.

Dokumenti që do të zëvendësojë pasaportën serbe do të përdoret që në hyrje në territorin e Kosovës po ashtu gjatë takimeve në institucionet kosovare dhe do te jete i vlefshëm për 90 ditë.

Policia sqaron se kjo procedurë do të ndiqet edhe për personat e moshës nën 16 vjeç, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi.

Gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosove të zëvendësojnë targat e automjeteve të tyre me ato të Republikës së Kosovës. Regjistrimi nis prej datës 1 gusht.

Heqja e targave serbe ishte parashikuar në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2011, por ajo nuk u zbatua asnjëherë në veri të Kosovës.

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

18:28 - 01/11/26
I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi
Aktualitet

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

15:58 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktualitet

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Para
Braçe ironizon Berishën me videon e gjelave të detit: Teatër, por me një fund për “therje”

“Globi rrotullohet”/ Pas shkarkimit të Ahmetajt, Braçe mesazh ironik në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26

Dashi Dashi e nis nëntorin me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur rezultate konkrete. Kjo javë mund të...

Lexo më shumë
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26
Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com