GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova hap dyert për familjarët e ushtarëve ukrainas të KFOR-it

12:00 - 07/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova hap dyert për familjarët e ushtarëve ukrainas të KFOR-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Kështu bëri të ditur ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

“Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të detyrohen të paraqiten tek organet kompetente me qëllim që të marrin leje qëndrim”, tha Gërvalla.

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave.

Ministrja Gërvalla tha se do të krijojnë kushte për të gjithë familjarët e ushtarëve ukrainas në Kosovë të cilët dëshirojnë të sjellin familjen në Kosovë.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it shërbejnë 40 ushtarë ukrainas.

Gërvalla, po ashtu, bëri të ditur se brenda kësaj jave, do të dorëzojë kërkesën në Qeverinë e Kosovës për marrjen e masave konkrete për pranimin e 5,000 refugjatëve nga Ukraina.

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të votuar më 3 mars i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndajë një fond të veçantë për ndihmë Ukrainës dhe në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5,000 refugjatëve.

Gërvalla tha se Qeveria do të ndajë mjete për këtë fond për Ukrainën.

“Ne do të zgjedhim një shoqatë humanitare vendore, e cila me produkte të Kosovës do të përpiqet të zbusë krizën humanitare në Ukrainë”, theksoi ajo.

Kosova, u shpreh Gërvalla, ka kërkuar nga KFOR-i dhe NATO ndalimin e hapësirës ajrore për avionët në pronësi ruse dhe se kjo kërkesë, siç tha ajo, është duke u shqyrtuar nga NATO.

“Shumë shpejt kemi filluar të shkojmë përtej anës formale të bashkëngjitjes së sanksioneve dhe se cilat janë mënyrat që Kosova mund të japë kontributin e saj. Jemi të ndërgjegjshëm që kontributi ynë është modest. Jemi shtet i vogël me shumë vështirësi dhe probleme tona”, tha Gërvalla.

Qeveria e Kosovës e ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione në linjë me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./REL/

Etiketa: KosoveUkraineushtare

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
Rezultati në zgjedhje/ A do të dorëhiqet Basha? Ja si përgjigjet

Rezultati në zgjedhje/ A do të dorëhiqet Basha? Ja si përgjigjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet dhe Shqipëria, forcon sigurinë e Evropës, në një...

Lexo më shumë
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com