GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për Ukrainën

08:37 - 21/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezervat shtetërore, Kurti: S’ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke njoftuar se Republika e Kosovës i është bashkuar deklaratës së përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën, ka thënë se më shumë se kurrë, bota demokratike duhet të flasë me një zë, drejt një qëllimi të përbashkët që është sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre.

Këto sipas tij, janë të domosdoshëme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej.

Postimi i Kurtit:

Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën. Kjo Deklaratë shprehë mbështetjen e pa rezervë për përpjekjet e guximshme të Ukrainës për të mbrojtur institucionet e veta demokratike prej luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë.

Duke iu bashkuar kësaj Deklarate, Republika e Kosovës rithekson se sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej

Deklarata

Pushtimi ilegal dhe i paprovokuar i Ukrainës nga ana e Rusisë, mbetet një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Çmimi i shkaktuar deri tani, në jetë njerëzish, stagnim ekonomik dhe shkatërrim mjedisor, ka qenë katastrofal për popullin ukrainas.

Ne i përshëndesim ata për rezistencën e tyre të guximshme në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta, duke përfshirë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen e stabilitetin botëror. Po ashtu u shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet më të thella për humbjet dhe vuajtjet e tyre.

Pasojat e konfliktit kanë ndikuar edhe përtej kufijve të Ukrainës. Në përpjekje për të tërhequr vëmendje prej luftës së saj ilegale, Rusia po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, me ndihmën e aleatëve të saj kryesorë autokratikë në rajon.

Prej ditës së parë të konfliktit, Republika e Kosovës po qëndron krahas Ukrainës dhe popullit të saj, pa rezervë. Menjëherë e kemi dënuar pushtimin dhe u jemi bashkëngjitur sanksioneve të ShBA-së dhe BE-së kundër Rusisë. Kemi shprehur gjithashtu gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5,000 refugjatë nga konflikti dhe kemi mirëpritur në Kosovë 18 gazetarë ukrainas, duke iu ofruar një vend të sigurt ku mund të vazhdojnë misionin e tyre për t’ia thënë të vërtetën pushtetit.

Tani që lufta ilegale e Rusisë po zgjat, duke hyrë thellë në vitin e saj të dytë, Republika e Kosovës, përmes kësaj letre, i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet të flasë me një zë, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej. Prandaj, Republika e Kosovës mbetet e gatshme për t’u kontribuar përpjekjeve të parashikuara në Deklaratën e Përbashkët dhe mbështetë plotësisht synimet dhe vlerat e shpallura në të.

 

 

Etiketa: deklarateKosovaUkraine

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Liderët e Ballkanit dhe BE mblidhen në Athinë, asnjë nga Shqipëria

Liderët e Ballkanit dhe BE mblidhen në Athinë, asnjë nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com