GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj Serbisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet në veri të Kosovës janë duke u përshkallëzuar e për këtë arsye Kosova ka kërkuar ndihmë tek partnerët ndërkombëtarë. Përmes një dokumenti trefaqësh, të cilin e ka siguruar RTV, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës (MPJD), u është drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian (BE), duke kërkuar nga ta të marrin masa ndaj Serbisë, e cila është duke tentuar të destabilizojë veriun e Kosovës, së fundmi me vendosjen e barrikadave.

Në letrën drejtuar BE-së, MPJD, ofron fakte kronologjike të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës.

“Në skenarin më të mirë, Serbia po përpiqet qëllimisht të destabilizojë Kosovën për të parandaluar përparimin e dialogut, veçanërisht në kontekstin e planit të sapo propozuar të BE-së (të mbështetur nga Franca dhe Gjermania) për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në letrën dërguar BE-së.

Në këtë dokument po ashtu thuhet se “skenari më i keq”, instrumentalizimi i grupeve kriminale nga Serbia për ta përsëritur luftën e vitit 1999.

Në dokumentin e MPJD-së, dërguar BE-së, jepen detajet kronologjike nga data 10 dhjetor kur grupet kriminale serbe kishin vendosur barrikada në rrugët e komunave veriore, e deri te sulmet e fundit ndaj gazetarëve të mediumeve kosovare të cilët po raportonin nga veriu.

Në dokument po ashtu, përmenden deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte thënë se “Millosheviçi ishte një udhëheqës i madh”.

Në dokumentin e MPJD-së, përmendet edhe ndalimi i politikanes serbe, Rada Trajkoviç, e cila ishte ndalur në kufirin Kosovë-Serbi, për më shumë se 20 orë, pa akses në ujë, ushqim dhe barna esenciale për të. Po ashtu, përmendet edhe protesta e grupeve kriminale e mbajtur me 18 dhjetor, të cilët kishin tentuar ta sulmojnë kufirin Serbi-Kosovë.

Ndër tjerash, dokumenti flet edhe për të shtënat me armë zjarri ndaj forcave të KFOR-it të cilët operojnë në Kosovë. Po ashtu, theksohen edhe sulmet ndaj gazetarëve, të cilët së fundmi ishin goditur me gurë të mëdhenj kështu duke u lënduar një gazetare dhe një shofer.

Në letër përmendet edhe raporti i ngushtë në mes të Rusisë dhe Serbisë, teksa u bëhet thirrje BE-së t’i dënojnë përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën por edhe rajonit. MPJD ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare ta nxisin Serbinë, që të rikthehet në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër të tij dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet në mënyrë paqësore.

Etiketa: KosovemasaSerbi

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
“Ankth dhe presion”, Rooney rrëfen anën e errët të futbollit

“Ankth dhe presion”, Rooney rrëfen anën e errët të futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:46 - 21/10/26

Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe...

Lexo më shumë
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:40 - 21/10/26
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com