GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kosova kërkon reciprocitet me Serbinë për targat, i vendos afat

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova kërkon reciprocitet me Serbinë për targat, i vendos afat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka paralajmëruar pas takimit të sotëm me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova nuk do të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e makinave përtej 15 shtatorit, kur edhe skadon afati i kësaj marrëveshje të arritur shumë vite më parë në Bruksel.

Bislimi tha se Kosova do të sillet njësojë siç bën Serbia me veturat me targa të Kosovës (RKS), duke paralajmëruar reciprocitet. Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futen lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë.

Dhe kjo pritet të ndryshojë pas 15 shtatorit, sipas Bislimit. Kjo ishte një prej temave që është diskutuar sot në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe BE-së, para takimit trepalësh që do të mbahet nesër po në Bruksel, e ku në tavolinë do të jetë edhe delegacioni i Serbisë.

Në fakt, tema e vetme për çfarë janë pajtuar palët në takimet e ndara me Lajçakun është ajo e të zhdukurve, por edhe këtu Kosova ka kushtet e saj, pasi Serbia ka përfshirë në delegacion Velko Odaloviqin, të dyshuar për krime në Kosovë, e i cili është në kryetar i Komisionit për personat e pagjetur në Serbi.

Kosova ka mundësi të mos pranojë takimin në rast se Odaloviiq do të jetë në tryezën e bisedimeve. Madje, Bislimi ka thënë se Kosova do të nisë procedurën për të shpallur atë persona non-grata. Në takim me Lajçakun është diskutuar edhe për energjinë elektrike në veri, përkatësisht gjetjen e formës për inkasimin e mjeteve në atë pjesë.

Etiketa: Kosovareciprocitettargat

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Kush është ushqimi më i mirë që mund të hani para gjumit?

Kush është ushqimi më i mirë që mund të hani para gjumit?

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com