GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova në krizë për punëtorë, sfida më e madhe që nga lufta

08:01 - 19/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova në krizë për punëtorë, sfida më e madhe që nga lufta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bizneset në Kosovë po përballen me sfidën me të madhe që nga paslufta. Qytetarët, të cilët dikur ëndërronin të ndërtonin vendin e tyre, tani po e braktisin atë. Në këtë situatë aspak të lakmueshme, pronarët e kompanive të ndryshme kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës. Tashmë kanë gjetur një zgjidhje.

Vendin e punëtorëve vendas po e zënë punëtorët nga Turqia, Bullgaria dhe India. Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës, pothuajse asnjë i kualifikuar.

Lexo edhe: Ditë të vështira për Shqipërinë, 53% e punonjësve duan të ikin jashtë

Mbi 65 mijë punëtorë lanë punën

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale. Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen në tregun e Kosovës.

“Punëtorë të rinj të shumtë në Kosovë po ikin jashtë vendit. Nuk duan të jetojnë më me shpresën se do të bëhet mirë. Nuk duan të punojnë në kushte jo të mira të punës e me paga të ulëta”.

Azemi deklaroi se deri në qershor, mbi 65 mijë persona kanë lënë punën në sektorin privat.

“Në vitin 2021, mbi 42 mijë, kurse deri në qershor të këtij viti, numri ka kaluar mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Por megjithatë, punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit.

Lëvizjet e punëtorëve po bëhen në gjithë botën dhe më tej. Tek ne po ndodh, sepse me një pagë 170 euro dhe mosofrimi i kushteve të përshtatshme. Dhe shumë çështje të tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”.

Kurse, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”. Mustafa thotë se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe më shqetësuese është se para disa viteve ne e kemi pasur problem që kanë ikur një pjesë të njerëzve që kanë qenë të papunësuar, kurse tani, kanë ikur njerëz, të cilët kanë një vend pune dhe kanë pagë”.

Punëtorë nga jashtë

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë. “Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”.

Tre sektorët më të prekur për mungesë punëtorësh

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se sektorët më të prekur nga kjo dukuri janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe ai i prodhimit.

Sipas tij, të rinjtë janë duke ikur nga vendi për shkak të një jete më të mirë.

“Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit. Këta janë tre sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë punëtorësh.

Ka disa arsye pse janë duke ikur punëtorët; e para sepse janë në kërkim të një jete më të mirë; e dyta, ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që të kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve”.

Rafuna thotë se nga mungesa e punëtorëve do t’u shfaqen probleme shumë të mëdha bizneseve të cilat, sipas tij, do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit.

“Problemet do të shfaqen në mungesë të punëtorëve, sepse kompanitë do të jenë të detyruara të riorganizohen, do të jenë të detyruara që të importojnë fuqi punëtore prej vendeve të tjera. Tashmë kanë filluar të vijnë, sidomos prej Turqisë duke importuar fuqi punëtore, e cila nuk është një zgjidhje për biznesin”.

Skënder Krasniqi, drejtor i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se shteti duhet të rishikojë Ligjin për punësimin e të huajve dhe t’i lehtësojë procedurat për leje. Por, veprimet, sipas tij, duhet të bëhen në raport me kërkesat e tregut të punës.

“Shteti duhet të japë leje pune për sektorë, për profesione që mungojnë në tregun e punës. Ne përballemi me një papunësi të lartë dhe nëse do të ketë një trend të rritjes së ardhjes së punëtorëve nga shtetet tjera, atëherë për punëtorët në Kosovë do të jetë më vështirë”.

Sipas informacioneve nga bizneset, thotë ai, shumë prej tyre synojnë të sigurojnë fuqi punëtore nga vendet aziatike.

“Punëtorët nga vendet aziatike punojnë me paga më të ulëta sesa mesatarja që është në Kosovë dhe kjo u përshtatet bizneseve”.

Sipas hulumtimeve të bëra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bizneset në sektorin e gastronomisë, ndërtimit dhe bujqësisë kanë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve. /Monitor

Etiketa: Kosovekrizepunetore

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Digjet makina në Lezhë, ja kujt biznesmeni i përket

Digjet makina në Lezhë, ja kujt biznesmeni i përket

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com