GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kosova nuk është Krimea”, Lleshaj: U zhvillua një sulm ushtarak

09:07 - 25/09/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kosova nuk është Krimea”, Lleshaj: U zhvillua një sulm ushtarak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili më herët ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me gradën e Gjeneralit, në një analizë të tij ka deklaruar se “në Kosovë nuk ka sulmuar thjesht një grup i organizuar kriminal, apo një bandë e armatosur! As thjesht një grup terrorist!!! Në Kosovë po zhvillohet një sulm ushtarak”

Sandër Lleshaj thekson se është me rëndësi që reagimi politik kundër këtij precedenti të rrezikshëm të jetë i qartë dhe i vendosur.

“KOSOVA NUK ËSHTË KRIMEA!

Njësia ushtarake që sulmoi sot befasisht Policinë e Kosovës më solli ndërmend pamjet e vitit 2014, kur Rusia sulmoi Krimenë me një ushtri anonime, pa simbole dhe shenja identifikuese, duke përdorur shpërfillur krejtësisht ligjet e luftës.

Të ashtuquajturit “little green men” u shfaqën si fantazma, duke sulmuar aeroportet, bazat ushtarake dhe institucionet e Krimesë, ndërkohë që Putini dhe Rusia e tij ngrinin djallëzisht supet si krejt të pafajshëm për atë që po ndodhte përpara syve të gjithë botës, e cila, si përherë, shihte duarkryq dhe plot hutim.

Edhe sot, në Kosovë sulmoi një njësi e mirëfilltë ushtarake, me organizim, armatim, uniformë dhe të gjitha parametrat e nevojshme që përbëjnë një formacion tipik ushtarak. E vetmja gjë që i mungonte kësaj njësie ishin simbolet mbi uniformë. Është pikërisht ky detaj që i bën ata shumë të ngjashëm me ato fantazmat e gjelbra të Krimesë, të cilat pak më vonë nga Rusia u quajtën “polite, armed men”, si me thënë “burra të armatosur e të fisëm”, që në fakt ishin pjesëtarë të forcave speciale ruse, të ashtuquajturat “Spetsnaz”.

Me këto njësi ushtarake të anonimizuara prej mungesës së simboleve mbi uniformë, filloi Lufta e Ukrainës, ose tragjedia më e madhe në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Mungesa e një reagimi të vendosur të Ukrainës dhe të botës demokratike asokohe solli më vonë atë që po shohim tashmë prej dy vitesh në Ukrainë, fundin e të cilës askush nuk e ka të qartë ende.

Ajo që po ndodh sot në Kosovë ka një ngjashmëri shqetësuese me Krimenë e 2014-ës. Besoj se leximit të deritanishëm të situatës në Kosovë nga vëzhguesit apo përgjegjësit politikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, i mungon thellësia e plotë.

Në Kosovë nuk ka sulmuar thjesht një grup i organizuar kriminal, apo një bandë e armatosur!!! As thjesht një grup terrorist!!! Në Kosovë po zhvillohet një sulm ushtarak, që deri tani është përqendruar kundër Policisë së saj në kufi.

Asnjë pikëpyetje nuk mund të ketë për karakterin ushtarak të sulmit, ndërkohë për t’u sqaruar mbeten disa pyetje të tjera si për shembull:

• Nën komandën e cilit shtet është njësia ushtarake që ka sulmuar në veri të Kosovës?

• Cilat janë elementet e tjera të strukturave ushtarake të përfshira në sulm?, pasi është e vështirë të mendohet që kjo aventurë e rrezikshme të jetë e izoluar dhe jetime.

• Cilët janë objektivat e sulmit?

Sulme të tilla, mirëfilli ushtarake, por anonime në dukje, zhvillohen kështu për të shmangur përgjegjësinë ndërkombëtare të organizatorëve, të cilët e nxjerrin kokën pas suksesit, si Putini në Krime në 2014, ose mbeten në hije në rast dështimi.

Sigurisht që sulmi në Kosovë do të thyhet dhe ndoshta shefat e tij do të mbeten zyrtarisht të panjohur, ndonëse nuk ka njeri me minimumin e arsyes që nuk i njeh ndërkohë ata.

Megjithatë, aktualisht mbetet me rëndësi jetike mposhtja me vendosmëri dhe me shpejtësi të madhe e sulmit në nivelin ushtarak. Këtë detyrë e kanë në radhë të parë forcat e sigurisë së Kosovës dhe KFOR.

Por sulmi duhet mposhtur edhe në nivelin politik. Për këtë ka përgjegjësi Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, NATO, BE, OKB dhe të gjitha ato forca që realisht janë të rreshtuara në mbrojtje të lirisë.

Është me rëndësi që reagimi politik kundër këtij precedenti të rrezikshëm të jetë i qartë dhe i vendosur.

Reagimet anemike, ambigue si dhe dërdëllisjet letargjike apo deklaratat e lodhura burokratike, jo vetëm që nuk ndihmojnë, por përkundrazi inkurajojnë agresorët e maskuar në Kosovë.

Këtu nuk ka “palë”, por një agresor dhe Kosova nga ana tjetër.

Reagimi i shpejtë dhe i qartë tani është vendimtar që agresioni të ndalohet dhe organizatorët e tij të shkurajohen dhe të vijojnë që të mbeten edhe më tej “zyrtarisht” anonimë.

Në të kundërt, ata do të mund të inkurajohen nga “suksesi”, të nxjerrin kokën dhe të vijojnë mjeshtërinë e vjetër: përhapjen e zjarrit në Ballkan.

Pikërisht për faktin se rasti i Kosovës është shumë më i ndryshëm nga ai i Krimesë, edhe pasojat e përshkallëzimit të konfliktit do të ishin katastrofike.

Por, ndryshe nga ukrainasit e 2014-ës, që e kishin bërë luftën e fundit në 1945-ën, shqiptarët e Kosovës e kanë mbyllur luftën e tyre vetëm para disa vitesh. Dhe me fitore!”, shprehet ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Etiketa: Sander Lleshajsulmi mbi policineveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Kandidati i PS kryeson me 3 mijë vota, Rama shpall fitoren në Kukës

Kandidati i PS kryeson me 3 mijë vota, Rama shpall fitoren në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com