GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova: Parimi i reciprocitetit për targat, “i panegociueshëm”  

12:35 - 18/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërkombëtarët kërkuan që të lejohen serbët të votojnë, reagon qeveria e  Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për Kosovën, parimi i reciprocitetit për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje për targat, pasi aktualisht është në fuqi një marrëveshje e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

“Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merremi vesh për targat. Unë e di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërkaq për aspektet teknike e kemi grupin tonë teknik i cili merr pjesë atje si dhe kryengeciatorin i cili po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, ajo që e di që është e padiskutueshme, e panegociueshme është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media në Prishtinë më 18 prill.

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.

Deri atëherë, qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS (Republika e Kosovës), përgjatë një dekade, kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.

Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat. Por, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kishte deklaruar në mars për REL-in se ishte optimist se grupet punuese do të prezantonin propozime për këtë çështje, për të cilat më pas do të vendosnin udhëheqja politike e të dyja shteteve./ REL

Etiketa: Kosovetarga

Lajme të lidhura

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë
Kosovë & Rajon

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

15:16 - 18/02/26
Para
Rikthim tek dashuria e shkuar? Ja cilat shenja të horoskopit kthehen

Plas sherri mes kunatave në Korçë, ndërhyn policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën
Breaking Views

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha...

Lexo më shumë
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com