GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosova përballë Rumanisë, shansi i fundit drejt ëndrrës evropiane

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova përballë Rumanisë, shansi i fundit drejt ëndrrës evropiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rumani-Kosovë, do të jetë 90-minutëshi më i rëndësishëm i këtyre kualifikimeve për Euro 2024 për “Dardanët”, pasi asnjë rezultat tjetër përveç fitores, nuk do t’i kryente punë djelmoshave tanë.

Barazimi me Zvicrën në sekondat e fundit me golin që e shënoi Vedat Muriqi në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të jetë si një katapultë për Kosovën që të ndryshojë historinë e grupit tonë, edhe pse ende në këto kualifikime “Dardanët” nuk e kanë shijuar fitoren e parë.

Tre pikëshi eventual ndaj Rumanisë, do të ishte vital për të shpresuar në mrekullinë dhe pozitën e dytë në grup, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë, sepse e njëjta do të vlente edhe për kundërshtarët tanë të cilët do të bënin një hap gjigant drejt kualifikimit në Europian.

Pjesa e dytë ndaj Zvicrës, dha sinjale të mira dhe pozitive se  Kosova mund të arrijë triumfin në Rumani, për shkak se u pa një agresivitet më i madh, presing i lartë dhe lojë shumë më e shpejtë, mirëpo sigurisht se trajneri Gliha, e pa qartë se kush meriton të jetë titullarë të martën mbrëma, me disa ndryshime në mesfushë  që do të jenë të pashmangshme, sepse të jemi real, Valon Berisha nuk po mundet të jep maksimumin, dhe vendin e tij pritet ta zë Florent Muslija.

Një ndryshim tjetër eventual mund të jetë edhe Bernard Berisha me Edon Zhegroven, edhe pse ky i pari nuk ishte i keq në ndeshje ndaj Zvicrës, pavarësisht se i rikthye në përbërje pas më shumë se dy viteve. Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të preket, nëse gjithçka shkon sipas planit, pra të mos ketë ndonjë lëndim.

Definitivisht ndeshja në Rumani do të jetë vendimtarja për Kosovën, gjithmonë duke menduar në fitore dhe ndonjë gabim eventual të rumunëve në vazhdim të kualifikimeve, kështu që futbollistët tanë   duke e ditur rëndësinë e kësaj përballje, besohet se do ta japin më shumë se 100% nga vetja e tyre, që ëndrrën e bukur që quajtur Kampionati Evropian, ta vazhdojmë edhe më tutje.

 

 

Etiketa: Kosoverumani

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
Senatorët amerikanë, letër Blinken: Serbia diskriminon shqiptarët

Senatorët amerikanë, letër Blinken: Serbia diskriminon shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26

João Pinheiro është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për javën e pestë...

Lexo më shumë
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com