GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kosova rikthehet në “luftë” me COVID-19, shënohet rekord i ri infektimesh brenda 24 orësh, ja numri i viktimave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova rikthehet në “luftë” me COVID-19, shënohet rekord i ri infektimesh brenda 24 orësh, ja numri i viktimave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi të enjten se tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 2.236 raste me COVID-19, që është një rekord i ri sa i përket infektimeve ditore me koronavirus.

Viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Vitisë, Istogut, Prizrenit, Zubin Potokut, Pejës, Dragashit dhe Mitrovicës.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të mostrave të 11.373 personave, që i bie rreth 20 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Sipas njoftimit, në grupmoshën 20-29 vjeç kanë dalë pozitivë 569 persona, ndërkaq sa i përket komunave, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht 285 të infektuar.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 138 pacientë, që çon në 106.546 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Prej 13 marsit 2020, deri më 19 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 123.098 raste me COVID-19. Prej kësaj shifre, 2.303 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, gjatë 24 orëve paraprake janë administruar 22.119 doza të vaksinës.

Që prej fillimit të vaksinimit në fundin e marsit, deri më tani në Kosovë janë administruar 644.212 doza të vaksinës, ku 221.026 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi më 20 gusht.

Ndër masat kryesore janë ndalimi i punës së klubeve të natës, ndalimi i ahengjeve familjare, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë deri në ora 22:30 dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik.

Etiketa: COVIDKosove

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
FOTO/ ‘U djegsh në ferr’, tifozët e Arsenal kërcënojnë me jetë Ramsdale pak para zyrtarizimit

FOTO/ ‘U djegsh në ferr’, tifozët e Arsenal kërcënojnë me jetë Ramsdale pak para zyrtarizimit

TË FUNDIT

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26

Katër shtetas shqiptarë të moshave nga 36 deri në 50 vjeç janë vënë në pranga nga Garda Civile spanjolle në...

Lexo më shumë
Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com