GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosova, Rrahmani dhe Giresse në sinkron: Takimi me Rumaninë vendos gjithçka

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova, Rrahmani dhe Giresse në sinkron: Takimi me Rumaninë vendos gjithçka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka folur në konferencën për medie, një ditë para sfidës me Rumaninë.

‘Dardanët’ dhe rumunët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për ‘Dardanët’ pasi që vetëm fitorja na mban në garën për të siguruar një vend që dërgon në ‘Gjermani 2024’.

I pari i bankinës së Kombëtares sonë, fillimisht ka konfirmuar mungesën e Elbasan Rashanit, derisa sipas tij, në dyshim është dhe Edon Zhegrova.

“Ndodhemi në prag të dy ndeshjeve që do t’i zhvillojmë. Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa: I pari është Elbasan Rashani që është larguar nga stërvitja dhe pastaj Edon Zhegrova që është i lënduar dhe ende nuk është rikthyer”, ka thënë Giresse.

Megjithatë, tekniku francez beson se lojtarët që do të jenë në terren do të japin më të mirën për të arritur rezultatin pozitiv.

“Nëse lojtarët tanë në mesfushë nuk kanë pasur shumë minuta nuk do të thotë që s’kanë stërvitur. Duke marrë parasysh situatën që ne ndodhemi do të përgatitemi sa më mirë dhe besoj që lojtarët do ta japin maksimumin. Pastaj zgjedhja mbetet nga rrethanat. Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Nuk duhet të vendosim presionin para kësaj loje dhe besoj se lojtarët do të futen me dëshirën më të madhe për ta fituar këtë lojë”, ka thënë Giresse.

Ai e pranon se Rumania është skuadër e fortë, por Giresse është i bindur se të besuarit e tij, nesër mbrëma do të kenë paraqitje të mirë.

“Rumania është skuadër e mirë, kanë lojtarë individualë që e bëjnë ndryshimin, por s’do përmendi emra. Jam duke bërë më të mirën që skuadra të jetë gati për nesër”, tha Giresse.

Rrahmani: Nuk ia kemi frikën Rumanisë

Ndërkohë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e pranon se dueli me rumunët nuk do të jetë i lehtë, por sipas tij, Kosova nuk ia ka frikën Rumanisë.

“E dimë që kjo është ndeshje direkte me ta dha dhe duhet t’i bëjmë pyetje vetes çfarë duam nga këto kualifikuese. Është ndeshje që e vendos fatin pasi me një mosfitore Rumania do ta ketë një avancim pikësh ndaj nesh dhe kundër tjerëve. Besoj që stadiumi ka me qenë plot dhe do ta kemi mbështetjen e tyre. Kemi luajtur edhe ndaj lojtarëve më të fortë, prandaj s’kemi frikë. Ne duhet të jemi ata që jemi dhe të luajmë lojën tonë”, tha Rrahmani.

Ai ka shtuar se Kosova ka mundur të fitojë edhe ndaj Izraelit dhe Andorrës, por sipas Rrahmanit, për shkak të disa gabimeve nuk u arrit fitorja.

“Kemi parë ndaj Izraelit që kemi mundur të fitojmë por shkaku i disa gabimeve. E kujtojmë atë rastin në minutat shtesë që mund të fitonim. Ndërsa edhe ndaj Andorrës mund të shënonim fitore. Ata kishin vetëm një shans dhe ne kemi pasur nevojë vetëm që të reagonim më mirë”, ka theksuar mbrojtësi kosovar.

Rrahmani e pranon se vetëm fitorja e mban Kosovën në garë për kualifikim në EURO 2024.

“Kjo ndeshje vendos gjithçka dhe në rast që humbim këtë ndeshje, atëherë jemi 99 për qind jashtë garës”, ka pohuar Rrahmani.

Kombëtarja jonë sonte zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Rumaninë.

Ndeshja Kosovë-Rumani fillon në orën 20:45./RTK

Etiketa: Euro 2024GiresseKosovarrahmani

Lajme të lidhura

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi
Sport

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

12:47 - 15/09/26
Para
Musk i pari/ Manjatët e teknologjisë humbin 433 miliardë dollarë

Elon Musk ka një propozim për prodhuesin japonez Toyota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
Aktualitet

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Balliu e...

Lexo më shumë
Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com