GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kosova si Shqipëria, veting në sistemin e drejtësisë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova si Shqipëria, veting në sistemin e drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, zhvilloi ditën e sotme një takim dypalësh me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe delegacionin e saj. Pas takimit ministrja e Drejtësisë tha se Kosova do të marrë eksperiencën shqiptare dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias për zbatimin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Grupet e punës brenda ministrisë gjatë kohës sa kanë hartuar koncept-dokumentin janë shërbyer edhe me praktikat në Republikën e Shqipërisë dhe ne kemi marrë mësimi nga ky proces i rëndësishëm për Shqipërinë, por po ashtu jemi shërbyer edhe me opinione të Komisionit të Venecias, të cilat janë lëshuar për Shqipërinë gjatë këtij procesi”, tha Haxhiu.

Ajo thekson se me vizitën në Shqipëri dhe takimet e bëra i kanë dhënë mjaftueshëm mësime dhe informacion rreth këtij procesi, të cilin e konsideroi si një nga prioritetet e qeverisë “Kurti”.

“Së pari është e rëndësishme të theksohet nevoja e bashkëpunimit mes  Shqipërisë dhe Kosovë. Duke pasur përsysh prioritete tona në sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës dhe vetingun në sistemin e drejtësisë, që është një mekanizëm që do themelohet për ta pastruar sistemin e drejtësisë nga ata të cilët janë jo profesionistë, kanë probleme me pasurinë dhe integritetin moral. Besoj se kam marrë mësimi gjatë kësaj vizite, që e kam zhvilluar ditët e fundit”, tha Haxhiu, për mediat.

Haxhiu shprehet se bashke me vetingun do të kryhet dhe rekrutimi i njerëzve të drejtësisë, për të mos krijuar vakum në sistem.

“Ajo çfarë konsideroj që është problem, që duhet ta adresojmë me urgjencë, është çështja e mos mbetjes vakante të institucionet të rëndësishme  të drejtësisë në Kosovë. Konsideroj që krahas procesit, apo krahas vetingut, ne të kemi edhe procesin e rekrutimit” – tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës tha se për të bërë ndryshime kushtetuese duhet fillimisht të sigurohen  2/3 e votave të deputetëve shqiptarë, por dhe 2/3 e minoriteteve jo shumicë, që janë  pjesë e Parlamentit të Kosovës. Pavarësisht këtyre pengesave, Haxhiu beson se reforma në drejtësi do të marrë mbështetjen e grupeve parlamentare.

“Në mbledhje e ardhshme të qeverisë ne do ta dërgojmë për miratim koncept-dokumentin për sistemin e drejtësisë, përkatësisht për vetingun në sistemi e drejtësisë , në këtë drejtim ne kemi parishikuar pesë opsione, por do ta ndikim opsionin e pestë, që për ta bërë vetingun nevojiten ndryshime kushtetuese. Jemi sfidën e parë, duke pasur parasysh që kushtetuta e Kosovës ndryshohet me 2/3 e deputetëve shqiptarë, por edhe 2/3  e deputetëve, që përfaqësojnë minoritetet jo shumicë në Kosovë. Konsideroj që është një sfidë e madhe, të cilën besoj se do ta tejkalojmë përmes takimeve që do t’i kemi me grupet parlamentare në Kosovë për të arritur konsensus për reformën në drejtësi” – shtoi ajo.

Ajo tha se Kosova po punon për të paditur Serbinë për gjenocid të kryer gjatë luftës, ndërsa shtoi se do të diskutojnë me Shqipërinë për këtë çështje. Haxhiu tha se Kosova me aplikimin e masës së reciprocitetit ka vendosur standarde të reja.

Etiketa: drejtesiKosovaShqiperiaveting

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Pas pak mega-dueli Francë-Belgjika, dy vëllezërit francez në fushë

Pas pak mega-dueli Francë-Belgjika, dy vëllezërit francez në fushë

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com