GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Kosova të rrisë sigurinë”/ Konjufca: S’duhet përjashtuar mundësia e një agresioni nga Serbia

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Veprime antishqiptare nga Serbia, Konjufca: Ky është “Open Balkan” që po na shitet si “fqinjësi e mirë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se raportet shtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të këqija sesa raprotet Rusi-Ukrainë, prandaj thotë se nisur nga kjo, asnjëherë s’duhet përjashtuar mundësinë e një agresioni serb ndaj Republikës së Kosovës. Konjufca thotë se kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet përgatitur për skenarin më të keq.

Ai tutje ka potencuar se bazuar në këtë, FSK-ja duhet ta shtojnë dhe rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit dhe shton se kjo duhet bërë në partneritet me NATO-n dhe se duhet bindur NATO që Kosova ka nevojë për një gjë të tillë.

Kreu i Kuvendit thotë se askush para dy muajsh nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte në Ukrainë.

“Kurrë s’duhet ta përjashtojmë mundësinë dhe potencialitetin e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga ky pretendim, nga ky postulat, për këtë arsye ne mendojmë që forcat e sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit. Pra, Republika e Kosovës padyshim që duhet ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vet. Natyrisht, këto do t’i bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Në njëfarë mënyrë, ne duhet t’i bindim ata si partnerë, që Kosova ka nevojë për këtë gjë”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari, duke folur për sigurinë aktuale në Kosovë, përmendi edhe marrëveshjen që NATO ka me Serbinë, derisa shton se duke e njohur Serbinë, ekziston frika për shkelje të saj nga ana e Beogradit.

“Natyrisht që NATO është e pranishme në Kosovë dhe përveç kësaj është e pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë, marrëveshje tekniko-ushtarake e Kumanovës, e cila ka pasë të bëjë me tërheqjen e forcave serbe nga terrori ynë.  S’kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë përmes një sulmi mbi Kosovën, por ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni, në kuptimin shtetëror dhe institucional, i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës është më i keq se i federatës ruse që e ka pasë me Ukrainën, pra federata ruse e ka njohur Ukrainën dhe megjithatë e ka sulmuar. Neve Serbia as që na njeh. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi shumë më të këqija duhet të kemi kujdes të shtuar në relacion me Serbinë”, ka potencuar Konjufca,/GazetaExpress/

Etiketa: Glauk Konjufca

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
I dedikoi një këngë Beniadës, këngëtari zbulon mesazhin që mori nga modelja

I dedikoi një këngë Beniadës, këngëtari zbulon mesazhin që mori nga modelja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com