GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova tregon “dhëmbët”, buxhet 30 mln euro për armatosjen e ushtrisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova tregon “dhëmbët”, buxhet 30 mln euro për armatosjen e ushtrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shuma prej 100 milionë eurosh e ndarë për buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2022, është më e larta prej se kjo forcë është krijuar.

Nga këto para, 30 milionë euro pritet të destinohen vetëm për armatimin e ushtrisë së shtetit.

Koloneli, Sefer Isufi thotë se forca tashmë ka kontraktuar disa dronë dhe është në proces të kontraktimit të sistemeve më të avancuara dhe bashkëkohore të armatimit.

“Kemi një kapacitet të kontraktuar të dronëve të cilat kanë për detyrë sistemin po themi apo angazhimin në procesin e zbulimit e vëzhgimit. Jemi në proces të kontraktimit edhe sisteme të tjera të mbrojtjes që kapin edhe komponentin e sistemit të mbrojtjes ajrore, sistemin anti-tank dhe kuptohet sistemin konvencional të këmbësorisë dhe artilerisë së lehtë”, tha Isufi për Teve1.

Isufi thotë se çdo veprim ushtrak i FSK-së, do të jetë në koordinim me aleatët.“Masat që janë ndërmarrë apo veprimet që janë ndërmarrë, janë ndërmarrë në koordinim dhe sinkron të plotë me këshilldhënien dhe koordinimin e plotë që e kemi pas me aleatët tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci thotë se ushtria para se të vendosë se për çfarë lloj armatimi të shpenzojë, duhet të bëj analizë.“100 milionë euro duken si shumë e madhe mirëpo për siguri edhe armatimet moderne që janë, janë të kushtueshme. Nuk mund të themi që me këta 100 milionë euro mund të blejmë shumë dronë e shumë mjete tjera po për momentin duhet t’i marrim ato që mund t’i arrijmë dhe analiza gjithmonë duhet të jetë përpara e pastaj blerja”, deklaroi Kutllovci.

Me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti qeveria formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla.

 

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Aksident tragjik, kamioni përplas për vdekje të riun

Aksident tragjik, kamioni përplas për vdekje të riun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com