GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, Drenasi po “pushtohet” nga mbetjet shtazore

13:11 - 26/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, Drenasi po “pushtohet” nga mbetjet shtazore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fabrika për trajtimin e mbetjeve shtazore në Kosovë – edhe pse ka më shumë se tre vjet që është ndërtuar – nuk funksionon. Se kur do të mund të fillojë me operimet dhe nga kush do të menaxhohet, nuk ka asnjë informacion zyrtar. Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të vitit 2021 thuhet se ndërtimi i fabrikës në Komunën e Drenasit ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019, por se asaj i mungojnë ende disa pajisje, përfshirë: gjeneratorin elektrik dhe tankun për deponimin e gazit natyror.

Projekti, që kap vlerën e 7.7 milionë eurove, është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian (ZKE). Nga Zyra e BE-së në Prishtinë thonë për Radion Evropa e Lirë se “ndërtimi i objektit administrativ dhe industrial ka përfunduar në vitin 2017” dhe se ai i është dorëzuar AUV-it, si pronar i fabrikës. Furnizimin me pajisje, më pas, e ka bërë Qeveria e Kosovës.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk japin ndonjë përgjigje konkrete se pse nuk është funksionalizuar fabrika deri më tash dhe as kur pritet të vihet në funksion.

“Përmes projekteve të BE-së është duke u bërë studimi lidhur me këtë impiant, për sa u përket çështjeve teknike, ndikimit në mjedis, kostos financiare të funksionalizimit dhe mbajtjes në punë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it.

Vendimi se kush do ta menaxhojë fabrikën, ai thotë se nuk është marrë ende. Tash për tash, sipas tij, janë disa opsione: me partneritet publiko-privat, me koncesion, me tenderim ose forma të tjera.

“Këtë nuk mund ta paragjykojmë tani, apo të shprehim favore për ndonjërin nga opsionet”, thotë Thaçi.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Qeverinë e Kosovës se kur pritet të vihet në funksion kjo fabrikë dhe në çfarë forme do ta zhvillojë veprimtarinë e saj, por nuk mori përgjigje.

Në mungesë të fabrikës, mbeturinat me origjinë shtazore jo rrallëherë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zonat urbane, duke rrezikuar direkt shëndetin publik, thonë ekspertë të fushës.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, e cila mbulon disa komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinë, has shpesh në mbeturina të tilla që “mbështillen ose kamuflohen” nga pronarët e mishtoreve dhe thertoreve.

“Kompania ‘Pastrimi’ çdo ditë ballafaqohet me mbetje të kafshëve, të cilat hidhen nga subjekte të paidentifikuara në kontejnerë të qytetit – deri në 4.400 kilogramë për një ditë. Kurse, gjatë festave, sasia e grumbullimit arrin në 18 tonë në ditë”, thuhet në një deklaratë nga “Pastrimi”, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aty, po ashtu, thuhet se shumë mbeturina shtazore përfundojnë si mbeturina të amvisërisë në Vendgrumbullimet Sanitare në Mirash – Komuna e Obiliqit. Nga Kompania për Menaxhimin e Vendgrumbullimeve të Kosovës, nën menaxhimin e së cilës bie edhe ajo e Mirashit, thonë se mbeturinat e kamufluara shtazore rrezikojnë që të mbesin në natyrë për një kohë të gjatë, pa u mbuluar me sasinë e duhur të dheut.

Shefi ekzekutiv në këtë kompani, Abdullah Haxhiu, thotë se kur mishtoret kanë marrëveshje me kompanitë e pastrimit, mbeturinat e tyre vijnë në mënyrë të organizuar dhe asgjësohen në vende të caktuara. Por, mungesa e klasifikimit shkakton shpesh probleme, thotë Haxhiu për Radion Evropa e Lirë. Ai u bën thirrje institucioneve që ta vënë në funksion sa më shpejt fabrikën për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve shtazore, sepse, siç thotë, vendgrumbullimet nuk janë adekuate për këtë qëllim. Sipas Haxhiut, vendimi për hedhjen e mbeturinave nëpër zona si ajo e Mirashit ka qenë i përkohshëm.

Vendimi i tillë është marrë qysh në vitin 2013 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës. Skënder Muji, ligjërues i Lëndës Higjiena dhe Mirëqenia e Kafshëve në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se mbeturinat shtazore kërkojnë trajtim të veçantë, për shkak të rrezikut të bartjes së ndonjë sëmundjeje. Sipas tij, funksionalizimi i fabrikës për trajtimin e tyre është i domosdoshëm. Në të kundërtën, thotë Muji, mbetjet e tilla duhet klasifikohen dhe të groposen thellë, jashtë zonave të banuara dhe tokave punuese.

“… sepse, çdo produkt me origjinë shtazore, kur del në ambient të hapur, pas një kohe, mund të jetë i rrezikshëm. Ai kontaminohet dhe mund të jetë edhe bartës i sëmundjeve të ndryshme”, thotë Muji për Radion Evropa e Lirë.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë në përgjithësi në Kosovë, pasi në shumë komuna nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.

 

 

REL

Etiketa: DrenasKosovaTrajtimi i mbetjeve shtazore

Lajme të lidhura

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Berisha: Bota u trondit, vetëm Rama hesht për masakrën e Reçakut
Kosovë & Rajon

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës

09:20 - 15/01/26
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Aktualitet

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

13:36 - 14/01/26
Para
Lëviznin me armë në makinë, 3 të arrestuar në Tiranë

Lëviznin me armë në makinë, 3 të arrestuar në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit...

Lexo më shumë
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26
E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com