GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kosovë/ Hetimi i pastrimit të 5 miliardë euro nga kokat e krimit

11:08 - 17/06/21
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Hetimi i pastrimit të 5 miliardë euro nga kokat e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po kërkohet nga Qeveria e Kosovës, që të vazhdojë hetimin serioz dhe ngritjen e aktakuzave kundër figurave qendrore të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.

Ky hetim po kërkohet të bëhet nga Prokuroria Speciale ndaj personave që lidhen me Pronton dhe SHIK-un. Një kërkesë të tillë po e bën eksperti i sigurisë dhe ish-zv. Ministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

“Prokuroria Speciale, të hetoj personat që lidhen me ish-grupin mafioz PRONTO së bashku me SHIK-un ilegal e kriminal, dhe me këto veprime që duhet të ndërmerren ma mos të ketë hezitime dhe frike ndaj vepërkryesve të krimeve, nga institucioni e Prokuroria Speciale i cili është organi ma kompetent për luftimin e krimeve në përgjithësi, dhe nëse konform ligjeve të Kosovës i lufton krimet në mënyrë permanente dhe të pamëshirshme, atëherë mund të konstatohet se ky institucion do t’i kryej obligimet ligjore që ia garanton ligji. Institucionet e luftimit të krimit deri tash ishin produkt i klaneve politike të kriminalizuara, që nga çlirimi e deri më tani, që punuan për të “fortit” e shtetit, për ata që i kishin emëruar në ato poste për pasurimin e tyre”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se Prokuroria Speciale kur bëhet fjalë për ish-figurat kryesore dhe mbetjet e tyre krimo-politike në të gjitha nivelet e pushtetit komunal dhe qendror, sipas tij, është dëshmuar se janë të lidhur si ‘mish me thua” me nëntokën kriminale.

“Të emëruarit në ato poste ku e kishin qëllimin ti mbrojnë të fortit e shtetit, ata po e kryejnë punën e tyre sipas detyrave që kanë marrë në shkelje të ligjit, prandaj edhe ata janë kaq gjatë në po ato poste nga ku dhe u pasuruan. Kishte edhe të tjerë që e luftonin krimin në përmasa më të ulëta për krimet e lehta, por peshën kryesore e kanë ata që ishin të lidhur me korrupsionin dhe me prokurorët byrokratë e të shitur, mercenar që drekojnë me politikanët e korruptuar, që kujdesen më shumë për privilegjet e tyre dhe interesat e tyre përmes “kuvertave të trasha” sesa për obligimet që kanë ndaj shtetit ligjor dhe ndaj ligjit e kushtetutës”, shton ai.

Sipas tij, tani është koha të fillohet të luftohet krimi nëpër të gjitha institucionet që ishin kompetent t’i luftojnë krimet në përgjithësi, dhe po ata të kriminalizuarit janë të njohur nga vetë brendësia që do të fillon të pastrohet, e këtu është gjyqësori dhe prokuroria e shtetit.

“Prokuroria e shitur dhe e frikësuar po dështon vazhdimisht edhe në ato raste të rralla që mundë të numërohen në gishta, kur janë në pyetje politikanët mafioze të nivelit të lartë e të mesëm, apo bashkëpunëtor të afërt të tyre, të lidhur me nëntokën kriminale, e që dihet se të tillët janë̈ edhe pronarët e vërtetë të disa kompanive mafioze e super të fuqishme me prona e vlera qindra milionëshe mafio-oligarkike që zhvatin duke vepruar gjithnjë “mbi ligjin”, e të cilët kanë përfituar qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve kosovare, duke goditur e zhvatur buxhetin dhe asetet e shtetit”, thekson ai.

Më tej, ai thekson se spastrimi i detajuar i institucioneve të shtetit të Kosovës do i rrisë reputacionin pozitiv dhe do ta krijon një kulturë pozitive të luftimit të krimit në përgjithësi dhe BE shpejt do i hapë rrugët Kosovës për në BE.

“Për të qenë sa më efikas në luftimin e krimit në përgjithësi, sidomos të zyrtarëve të institucioneve të zbatimit te ligjit – prokurorisë dhe gjyqësorit, kundër luftimit të krimit, duhet të presim me shpresën e vetme Ligjin Veting dhe atë për Konfiskim të pasurisë së Kundërligjshme, për t’i dekonspiruar me emër e mbiemër të gjitha kokat e krimo-politikës së lidhur me krimin e organizuar të cilat vetëm gjatë 10 viteve të fundit kanë pastruar mbi 5 miliardë euro para të pista përmes ndërtimeve e shitjeve të hapësirave të ndërtuara, ku fitimet janë marramendëse, edhe atë para syve të afro 30 prokurorëve të prokurorisë speciale dhe para 200 prokuroreve të shtetit!”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Etiketa: KosovaProkuroriaqeveria

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Para
Gripi i shpendëve në Shqipëri, flet Ministrja Ikonomi ja vatrat më të nxehta

Gripi i shpendëve në Shqipëri, flet Ministrja Ikonomi ja vatrat më të nxehta

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com