GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përplasja me BE-në për gjyqtarët serbë, reagon Gërvalla: Në Kosovë ligji nuk negociohet

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me BE-në për gjyqtarët serbë, reagon Gërvalla: Në Kosovë ligji nuk negociohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë dhe zyrtarëve të administratës gjyqësore.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se vendimi i KGJK-së është marrë nga një institucion i pavarur dhe, sipas saj, është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Kosovës.

Ajo ka theksuar se dorëheqjet janë paraqitur në vitin 2022 dhe se gjyqtarët në fjalë nuk kanë ushtruar detyrat e tyre për afro katër vjet.

Sipas Gërvallës, gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të shkëputur nga proceset e rregullta të sistemit gjyqësor, ndërsa mungesa e vazhdueshme nga puna, siç ka thënë ajo, përbën shkelje të rëndë disiplinore.

Gërvalla ka kundërshtuar ndërhyrjen politike në vendimet e institucioneve të pavarura, duke kërkuar nga ata që pretendojnë se vendimi i KGJK-së shkel ligjin që të tregojnë konkretisht se cilën dispozitë ligjore e ka shkelur Këshilli.

“Është e papranueshme që sot një vendim i Këshillit Gjyqësor, i mbështetur në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, të vihet në pikëpyetje për arsye politike”, ka shkruar ajo.

Ministrja në detyrë ka thënë se Kosova duhet të mbrojë shtetin ligjor dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar nga partnerët evropianë që ta mbështesin zbatimin e ligjit edhe kur vendimet e institucioneve nuk përputhen me preferencat politike.

Në fund, Gërvalla ka ritheksuar se përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në institucionet e drejtësisë është detyrim kushtetues, por sipas saj, kjo nuk mund të përdoret për të relativizuar ligjin dhe përgjegjësinë individuale.

“Në Republikën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin. Bash askush! Asnjë individ. Asnjë institucion. Dhe asnjë presion politik, vendor apo ndërkombëtar”, ka përfunduar Gërvalla.

 

Etiketa: gjyqtareKosoveSerbe

Lajme të lidhura

‘Liria ka emër’, sot mbahet në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë
Kosovë & Rajon

Ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, a i rrezikon kjo raportet e Kosovës me Perëndimin

10:17 - 10/10/26
Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kosovë & Rajon

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

09:40 - 10/10/26
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Para
Nelson Hysa i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar fiton me nokaut dhe mbron titullin WBO

Nelson Hysa i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar fiton me nokaut dhe mbron titullin WBO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit
Aktualitet

Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit

12:02 - 10/10/26

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar mënyrën se si qeveria administron pronat publike, duke kërkuar që marrëveshjet për zhvillimin...

Lexo më shumë
Shqipëri-Finlandë, 10 mijë bileta të shitura një muaj përpara! Kuqezinjtë nuk do të jenë asnjëherë vetëm

Shqipëri-Finlandë, 10 mijë bileta të shitura një muaj përpara! Kuqezinjtë nuk do të jenë asnjëherë vetëm

11:43 - 10/10/26
Balliu ironizon socialistët: Edhe Zegjineja ka më shumë dinjitet se Braçe dhe Spiropali

Balliu ironizon socialistët: Edhe Zegjineja ka më shumë dinjitet se Braçe dhe Spiropali

11:31 - 10/10/26
Ambasadori amerikan zbarkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

Ambasadori amerikan zbarkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

11:16 - 10/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

11:04 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com