GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë/ Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

14:50 - 31/07/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të enjten Millosh Plleskoviçin me 15 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte të kryera në Kosovë. Ky vendim vjen pas një procesi gjyqësor që zbardhi detaje tronditëse të vrasjeve dhe plagosjeve të civilëve shqiptarë.

Sipas aktakuzës, Plleskoviç, bashkë me një grup serbësh të armatosur, akuzohet se ka vrarë tre civilë shqiptarë dhe ka plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit. Gjykatësi Rrahman Beqiri ka njoftuar se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Plleskoviç ka qenë tashmë nën masën e paraburgimit.

Aktakuza thekson se Plleskoviç ka gjuajtur me armë të tipit ‘Kallashnikov’, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., ndërsa të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Dokumentet e çështjes përmendin detaje të tmerrshme: familjarëve të viktimave u ishte lejuar të merrnin trupat e të dashurve të tyre vetëm pas një jave nga vrasja. Më tej, thuhet se trupat e R. dhe B.D. ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre kishte këmbën e prerë, ndërsa viktima F.B. nuk e kishte kokën në trup. Këto dëshmi, të raportuara nga “Betimi për Drejtësi”, medium i specializuar në fushën e drejtësisë, dëshmojnë për brutalitetin e krimeve.

Pas shpalljes së aktgjykimit, avokati i viktimave, Gent Gjini, ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke e cilësuar dënimin e shqiptuar si “shumë të ulët” në raport me peshën e krimeve.

“Ky dënim është shumë pak në raport me masakrat. Zonjës ia kanë masakruar dy fëmijë binjakë. Ua kanë prerë gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënuar shumë pak me ligje të Jugosllavisë,” tha Gjini para mediave, duke nënvizuar se dënimi nuk reflekton shkallën e mizorisë së veprave të kryera.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99, u vranë mbi 13,000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte, në përpjekje për të vendosur drejtësinë për viktimat e konfliktit. Dënimi i Plleskoviçit shënon një hap tjetër në këtë proces të gjatë dhe të dhimbshëm.

Etiketa: KosoveMillosh Plleskoviç

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com