GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kosovë/ Osmani: Shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e ekzekutivit

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Osmani: Shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e ekzekutivit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Qeverinë e re, duke theksuar se shpreson shumë që ato të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që vendi të ketë ekzekutiv me mandat të plotë sa më shpejtë.

“Unë shpresoj shumë që sa më parë të kemi Qeveri me mandat të plotë kushtetues sepse siç e dini Qeveria në detyrë ka kompetenca të kufizuara sipas Ligjit për Qeverinë. Kjo pastaj e pengon jo vetëm punën e Qeverisë, por e pengon shtetin në tërësi”, tha Osmani për gazetarët, pasi mori pjesë në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Osmani tha se një ekzekutiv me mandat të plotë do të mund të shtyjë përpara reforma, të miratojë një buxhet gjithëpërfshirës dhe të marrë vendime të tjera.

“Por, kur do të ndodhë kjo, siç e thash është në duart e partive politike, të cilat shpresoj shumë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe qytetarët e Kosovës, në përputhje me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhje, do të kenë Qeveri me mandat të plotë”, tha e para e vendit.

Osmani e ka mandatuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare, e cila duhet të miratohet me 61 vota.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk mori vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme.

Kurti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvillojë diskutime me partitë për formimin e koalicionit qeverisës.

“Nga data që është mandatuar janë 15 ditë dhe natyrisht që afatet rrjedhin, por negociatat për koalicione bëhen vetëm ndërmjet partive, në rastin konkret mund të bëhen edhe me deputetë. Por, janë diskutime mes partive politike, në të cilat, si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht, unë nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata, potencialisht”, deklaroi Osmani.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, ka deklaruar ditë më parë se partia e saj mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje.

Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Haxhiu ka përmendur po ashtu mundësinë që të diskutojnë me deputetët individualë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Njohësit e zhvillimeve politike i thanë Radios Evropa e Lirë se gara e partive politike për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – që do të mbahet më 9 nëntor – mund t’i ndikojë negociatat për formimin e ekzekutivit të ri.

Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja.

Lajme të lidhura

Përplasjet para Kuvendit/ QSUT jep numrin sa persona kanë shkuar në spital, policë dhe protestues
Aktualitet

Përplasjet para Kuvendit/ QSUT jep numrin sa persona kanë shkuar në spital, policë dhe protestues

16:57 - 02/07/26
Tensione para Kuvendit/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, 4 do ta kalojnë natën në qeli
Aktualitet

Tensione para Kuvendit/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, 4 do ta kalojnë natën në qeli

16:23 - 02/07/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë
Botë

Vance: Nuk i kthehemi luftës, vetëm nëse është e domosdoshme

15:06 - 02/07/26
Para
Qeveria liron nga detyra prefektët e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

Lëvizje në kabinet: Qeveria "Rama 4" miraton zëvendësministrat e rinj. Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasjet para Kuvendit/ QSUT jep numrin sa persona kanë shkuar në spital, policë dhe protestues
Aktualitet

Përplasjet para Kuvendit/ QSUT jep numrin sa persona kanë shkuar në spital, policë dhe protestues

16:57 - 02/07/26

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit kanë lënë pas 19...

Lexo më shumë
Tensione para Kuvendit/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, 4 do ta kalojnë natën në qeli

Tensione para Kuvendit/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, 4 do ta kalojnë natën në qeli

16:23 - 02/07/26
Fundi i një epoke! Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë pas zhgënjimit në Botërorin 2026

Fundi i një epoke! Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë pas zhgënjimit në Botërorin 2026

16:10 - 02/07/26
Ronaldo-Modriç akti i fundit i një rivaliteti legjendar, dy ikonat përballen për një biletë kualifikuese më tej

Ronaldo-Modriç akti i fundit i një rivaliteti legjendar, dy ikonat përballen për një biletë kualifikuese më tej

15:28 - 02/07/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Vance: Nuk i kthehemi luftës, vetëm nëse është e domosdoshme

15:06 - 02/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com