GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kosovë/ Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha, makinat nën ujë

16:18 - 18/07/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha, makinat nën ujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.

Reshjet e shiut të shtunën, më 17 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljen në rrugë në orët e pasdites.

“Pritjet janë që sot nesër dhe të martën të ketë prapë intensitet të shirave më të dendur në Komunën e Gjilanit”, tha ai.

Sipas Hazirit, deri më tani dëmet nga këto reshje nuk llogariten të jenë të mëdha derisa ende nuk kanë shifër të përafërt monetare për këto dëme.

Edhe Komuna e Skenderajt pati shira të dendur dhe breshër gjatë ditës së shtunë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Gëzim Ejupi, tha për Radion Evropa e Lirë se dëme më të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë.

“Ka pasur dëme të konsiderueshme në Skenderaj goxha shumë nga breshëri, në kultura bujqësore, po ashtu edhe në ekonomi familjare dhe disa çati të shtëpive janë rrëzuar”, tha ai.

Ndërkohë rreth 200 persona llogariten të kenë vdekur nga përmbytjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në disa vende të Evropës duke përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke.


A priten reshje të tjera në Kosovë?

Megjithëse shtete të shumta në Evropë kanë parë reshje shumë të dendura të shiut këto ditë, deri më tani Instituti Hidrometeorologjik dhe meteorologët nuk kanë parashikuar se moti i lig në Kosovë do të zgjatet edhe për shumë ditë.

Të premten (16 korrik), Instituti kishte parashikuar mot me shi nga data 17 deri më 19 korrik.

Megjithatë, sipas këtij njoftimi, nuk parashihet dalje e lumenjve nga shtretërit, që paraqet shkakun kryesor të vërshimeve dhe dëmeve të rënda si pasojë e reshjeve.

“Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjet të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, thuhej në njoftim.

Edhe meteorologu dhe profesori universitar, Sylë Tahirsyla tha se moti me reshje të dendura nuk do të jetë afatgjatë.

“Është një situatë alarmante që e ka goditur Evropën. Këto te ne janë reptica, do të thotë mbetje. Ka pasur shkarkime atmosferike e breshër. Kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme”, tha ai.

Megjithatë sipas Tahirsylës, infrastruktura në vend dhe shkatërrimet nga faktori njeri e rrisin ndjeshëm rrezikun për vërshime në Kosovë.

“Faktori njeri është ai i cili ka destabilizuar çdo gjë, shkatërrimi i bankinave të lumenjve të shtretërve të lumenjve… Kemi një degradim të madh të pyjeve dhe prerja e pyjeve shkakton edhe vërshimet në territore të caktuara”, tha ai.

Dëmet nga vërshimet e janarit ende të pakompensuara

Fillimi i vitit 2021 në Kosovë pati vërshime në disa qytete duke shkaktuar dëme, që u vlerësuan se ishin milionëshe.

Megjithatë, nëpër komunat si ato të Gjilanit dhe Vushtrrisë dëmet e shkaktuara në pronat private nuk janë kompensuar në tërësi nga komuna apo qeveria edhe sot e kësaj dite.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani kanë arritur të kompensojnë vetëm 30 për qind të dëmeve.

Sipas tij, lumi Sitnica paraqet rrezik të vazhdueshëm për këtë qytet, ndërsa sipas tij, një projekt që kushton katër milionë euro e gjysmë për rregullimin e shtratit të lumi,t ende se ka marrë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

“Shtrati i lumit dhe muret mbrojtëse i ka gërryer erozioni i kohës dhe tani është e domosdoshme të bëhen intervenime që të parandalohen dëmet nga lumi Sitnica”, tha ai.

Ndihmën e qeverisë ende po e pret edhe Komuna e Gjilanit, që në janar pësoi mbi 1. 6 milion euro dëme nga vërshimet e lumenjve.

Sipas kryetarit, Lufti Haziri, komuna nuk ka mundësi të kompensojë dëmet në sektorin privat.

“Ne po presim që zhdëmtimin ta bëjë qeveria. Përfundimisht shpresoj që të trajtohet zhdëmtimi i Pogragjës dhe Gjilanit në këtë fazë. Në Gjilan janë të papërballueshme për komunën”, tha Haziri.

Atëherë, kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti kishte thënë se kompensimi i të gjitha dëmeve do të ishte i pamundur./REL

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Para
Tiranë/ Një magazinë përfshihet në zjarr, ka vetëm dëme materiale

Tiranë/ Një magazinë përfshihet në zjarr, ka vetëm dëme materiale

TË FUNDIT

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë
Aktualitet

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26

Në fshatin Zall në Fushë Krujë është zbuluar një arsenal armësh dhe kanabis, të cilat i përkasin Ylli Zallës, i...

Lexo më shumë
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com