GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë – Serbi: Vringëllime armësh vetëm në media?

08:39 - 17/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë – Serbi: Vringëllime armësh vetëm në media?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ai po përgatit masakra në Kosovë”, kështu e titulloi gazeta bulevardeske “Informer” një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar albin Kurti, Kurse sipas gazetës “Vecernje novosti” madje janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë. Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiqi.

Së fundmi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shkallëzuan pas vendimit të qeverisë së Kosovës të zbatojë rregullore të reja për udhëtarët me pasaportë serbe dhe automjetet me targa serbe. Sipas saj, serbët kur të hynin në Kosovë do të pajiseshin me dokumente provizore kosovare, dhe automjetet me targa serbe brenda një afati duhej të zëvendësoheshin me ato kosovare. Serbia e praktikon këtë prej vitesh për qytetarët kosovarë. Kryeministri Kurti kishte kohë që këmbëngulte për të ashtuquajturin “reciprocitet”, pra që për të dyja palët të vlejnë rregullore të njëjta.

Frika se Rusia mund të ndezë situatën

Vërtet që këto masa u tërhoqën brenda një kohe të shkurtër, por situata është shumë e tensionuar. Disa vëzhgues madje shohin edhe rrezikun e vërtetë të luftës në Ballkan. Një argument që dëgjohet, është se Rusia mund t’i përdorë këto tensione dhe të hapë një front tjetër përmes Serbisë tradicionalisht aleate, për të larguar vëmendjen nga lufta agresore në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend kandidat i BE që nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës. Ky vend e dënoi sulmin rus dhe në rezolutat e OKB votoi kundër Rusisë. Por presidenti Vuçiq që qeveris gati i vetëm prej 10 vitesh njihet për akrobacitë e tij politike mes Lindjes e Perëndimit.

Sa realiste është një luftë e re, aty ku në vitet 90-të u rrëzua përgjakshëm Jugosllavia? Do t’i hynte Serbia vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n, që është prezente në Kosovë dhe Bosnje, kurse Mali i Zi dhe Kroaca fqinje janë anëtare të aleancës transatlantike?

Me gjasë gjithkund ka rrezik

“Elitat politike në këtë rajon nxjerrin përfitime nga nacionalizmi dhe prodhojnë për këtë tensione të llogaritura”, thotë Mladen Lisanin nga Instituti serb për Studime Politike (IPS).

Vërtet në mediat serbe paralajmërohet rregullisht për rreziqet për serbet dhe serbët thjesht sepse janë serbë. Këto rreziqe përgjojnë në Kroaci, në Bosnje, Mal të Zi, por më së shumti në Kosovë.

Konflikti aktual për dokumentet e udhëtimit dhe targat është për qeverinë Kurti një masë që duhej marrë prej kohësh, për shumë serbë një provokim i padurueshëm. Në fillim të gushtit serbët reaguan me barrikada, kur filloi zbatimi i reciprocitetit. Ushtria serbe rriti gatishmërinë, edhe pala kosovare dërgoi njësi të posaçme të policisë, u dëgjuan edhe të shtëna armësh. Një raund i ri i vringëllimit të rmëve, që mund të përsëritet rishtazi. Pas pezullimit të përkohshëm qeveria Kurti kërkon t’i rivendosë masat në fillim të shtatorit.  Edhe ndërmjetësimi i BE mes dy palëve ka sjellë shumë pak rezultate në vitet e fundit.

Marrëdhëniet e mira të Serbisë me NATO-n

“Kujtdo që i bie ndërmend të na sulmojë, ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe që është më e rëndësishmja ne do të fitojmë”, tha Vuçiq së fundmi në një fjalim. Presidenti që qeveris gati pa kufizim thekson me dëshirë, se sa e fortë është bërë ushtria serbe, dhe se sa rol ka luajtur ai për këtë.

Zyrtarisht Serbia është neutrale nga ana ushtarake. Ushtria zhvillon në vitet e fundit manovra të rregullta me Rusinë, por edhe me shtetet e NATO-s. Në dy dekadat e fundit ushtria është ristrukturuar sipas modelit perëndimor dhe merr pjesë në iniciativën e NATO-s, “Partneritet për paqen”. Bashkëpunimi me NATO-n është i mirë. Më shumë se kaq nuk ka se ç’ kërkohet. “Anëtarësimi i Serbisë në NATO është komplet jo realist, shumica e popullit është kundër. Për elitat politike do ishte një rrezik i madh”, thotë Lisanin.

Sipas sondazheve, 80-90% e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO. Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 nuk janë harruar nga shumë serbë, ato keqpërdoren shpesh nga mediat kryesore. “Politikanët serbë reagojnë me hipokrizi; përmes shtypit bulevardesk ata zhvillojnë një fushatë të pandalur kundër NATO-s, kurse në heshtje zgjerojnë bashkëpunimin me aleancën”, thotë Maja Bjelos nga Qendra e Beogradit për Sigurinë Politike”, BCBP. Megjithatë edhe në perëndim heshtet më shumë për bashkëpunimin e mirë me Serbinë.

Kosova dhe Serbia: Askush nuk do luftë

Bjelos nuk beson se mund të fillojë një luftë e re, ashtu si shumë ekspertë të tjerë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor politikanët qeverisës simulojnë rregullisht kriza për t’i çaktivizuar po vetë dhe kështu paraqiten si “faktorë stabiliteti”. BE e mbështet këtë politikë të “stabilokracisë”, thotë Bjelos. Kritikët e akuzojnë  Brukselin se kujdeset më shumë për stabilitetin se sa për demokracinë në rajon.

“Për këtë arsye mund të priten tensione në rajon, por jo konflikte të armatosura”, thotë Bjelos. Reagimi i përbashkët politik, diplomatik dhe ushtarak i perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i tregon politikanëve të Ballkanit, se çfarë çmimi do të paguajnë ata, nëse do të shkaktojnë një gjë të tillë.”/DW

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët
Aktualitet

Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët

14:15 - 19/01/26
Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së
Aktualitet

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së

09:59 - 19/01/26
Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime
Aktualitet

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime

14:50 - 17/01/26
Para
Gara ndërkombëtare për aksin Milot-Fier, Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin…

Pasaporta shqiptare u shitet të huajve të pasur! BE kundër nismës: Shkakton probleme të sigurisë, si justifikohet qeveria shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik
Sport

Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik

16:28 - 19/01/26

Sfida e javës së 20-të në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Tiranës është mbyllur pa fitues. Përballja në stadiumin e...

Lexo më shumë
Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

16:20 - 19/01/26
Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri

Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri

16:10 - 19/01/26
Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari/ VIDEO

Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari/ VIDEO

15:59 - 19/01/26
Arratisja e Altin Ndocit/ Lihet në qeli ish-drejtori i Burgut të Durrësit, ‘arrest shtëpie’ për mjeken

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

15:45 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com