GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend

21:24 - 13/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Emirjon Senja

Në Shqipëri të kushton shumë ndershmëria.

Kushton aq shumë të jetosh ndershëm dhe me dinjitet sa mund të paguash deri edhe me jetë këtë “mëkat”.

Kostoja e ndershmërisë fillon si një taksë e përhershme që duhet të paguash sa herë zgjedh të mos prishësh radhën; kur shlyen taksat, faturat, apo kur zbaton rregullat e qarkullimit rrugor, kur beson te sistemi dhe shteti që presupozohet që është aty për të të zgjidhur hallin, pasi përherë ka kodoshë që do të përfitojnë në këto raste duke i dhënë një shuplakë të mirë egos tënde, e cila në çdo rast duhet të përmbahet që të mos lësh kalamajtë rrugëve.

Kostoja vazhdon e rritet teksa për shkak se vendi është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, ti nuk investon dot për të bërë një biznes, ashtu pra, ndershëm, pasi ai përballë apo anash është i gatshëm të investojë dyfishin apo trefishin tënd, pa patur frikë se mund të falimentojë pasi e do vetëm për të printuar fatura duke të çuar kot kursimet e jetës.

E nëse për ty ishin kursimet e jetës, për atë anash apo përballë ishte një “rrugë” apo një “goditje” në sistemin e kalbur që kemi ndërtuar, me të korruptuar, rryshfetçinj e matrapazë, me sytë e shkuqur gjak, në pritje të presë së radhës.

Për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar në treg nga flukset e mëdha të parasë së zezë, babëzisë së përgjithshme që na karakterizon, tangërllëkut, por edhe padijes së theksuar, po paguajmë çmime të llahtarshme për një metër katror apartament, për ushqime, makina, veshmbathje, etj.

Sërish, ti që je i ndershëm dhe ke të ardhura modeste apo normale do të duhet të jetosh me kutin e atyre “anash apo përballë” duke përballuar çmime dhe kosto jetese si në shtetet më të zhvilluara në botë.

E nëse ke zgjedhur të jesh biznesmen i ndershëm, lloj lloj banditi të troket në derë duke kërkuar taksën e tij, përpos rryshfetit që është kthyer në normë sa herë që ata me kravata apo me bexha të futen në zyra.

E sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, ti do të jetosh me dinjitet duke punuar, me djersën e ballit si i thonë llafit, por sërish “ata anash apo përballë” nuk të lenë duke të vrarë në vendin e punës, ashtu egërsisht, krejtësisht pa faj, siç vranë mbrëmë Mimozën, e siç mund të na vrasin secilin prej nesh nesër në lokal, rrugë, dyqan, qendër tregtare, zyrë, kudo!

Sa më është dhimbsur ajo zonjë fisnike mbrëmë!

Etiketa: jetuaritkostojandershem

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Tifozët “penalizojnë” Vllazninë, Komisioni i Disiplinës dënon shkodranët

Disiplina gjobit Kastriotin, pezullohet trajneri i Burrelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com