GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët, të prekur edhe të rinjtë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët, të prekur edhe të rinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjermani ka edhe më shumë të varfër, nëse merren parasysh kostot e banimit. Sipas një përllogaritjeje të re del një pamje alarmuese e varfërisë në Gjermani.

Rritja e vazhdueshme e çmimit të qirave në vitet e fundit e ka rënduar  gjithnjë e më shumë kuletën e gjermanëve. Por qirasë i shtohen edhe shpenzimet për ngrohjen dhe rrymën elektrike. Kjo gjendje bën që sidomos personat me të ardhura të ulëta të arrijnë në limitet e tyre financiare.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Përgjithshme të Barazisë, (Paritätischer Gesamtverband) shumë njerëz në Gjermani shpenzojnë më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm për qiranë, disa madje më shumë se gjysmën.

Shoqata publikoi së fundmi një studim, në të cilin bëhet një përllogaritjeje e re të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave për të vlerësuar varfërinë në Gjermani. Për herë të parë aty merren parasysh e ardhura që u mbetet qytetarëve pas heqjes së kostove të apartamentit, ngrohjes dhe rrymës elektrike.

Nga varfëria për shkak të kostove të banimit janë të prekur 21,2% e popullsisë në Gjermani, që do të thotë 17,5 milionë vetë. ‘Po të merren në konsideratë kostot e banimit, do të dilte në pah një grup shtesë deri më tani i pa konsideruar prej 5,4 milionë vetësh që jetojnë nën kufirin e varfërisë’, theksohet në studim.

Cilat janë grupet më të prekura?

Në studim janë analizuar edhe grupet më të prekura nga ky fenomen: 21,7 e qytetarëve me vështirësi sociale për shkak të kostove të banimit janë nga mosha 65 vjeç e lart. Por edhe të rinjtë, sidomos ata nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë në kufijtë e varfërisë. Kuota e varfërisë tek ky grup është në masën 31%. E lartë është kuota e varfërisë për shkak të kostove të banimit edhe tek familjet me një prind, 36%. Beqarët, sidomos ata në moshën e pensionit po ashtu janë mjaft të rrezikuar, kuota këtu është 41,7%.

Banimi po kthehet gjithnjë e më shumë në katalizator varfërie në Gjermani. Joachim Rock, drejtor i Shoqatës i shikon me sy kritik zhvillimet në tregun e imobiljeve në Gjermani.

‘Hendeku po bëhet gjithnjë e më i madh për shkak të rritjes së kostove të strehimit.’ Shoqata e Përgjithshme e Barazisë në Gjermani bën thirrje për ndërtimin e gjithnjë e më shumë apartamenteve me bazë sociale. ‘Duhet një politikë me fokus shmangien e varfërisë në Gjermani, paga të mira, sigurime sociale më të mira dhe një politikë strehimi që i mban qiratë të përballueshme,’ u shpreh Joachim Rock.

Në BE si i varfër apo ‘i rrezikuar nga përjashtimi social’ konsiderohet një person që ka më pak se 60% të të ardhurave ekuivalente mesatare. Në Gjermani sipas Zyrës Federale të Statistikave të prekur nga varfëria janë rreth 12 milionë gjermanë, konkretisht çdo i shtati (14,3%)./ DW

 

Etiketa: banesaGjermankosto

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë: Provokojnë tensione

Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë: Provokojnë tensione

Discussion about this post

TË FUNDIT

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)
Breaking Views

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26

Një episod i dyshimtë është regjistruar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup prej rreth 15...

Lexo më shumë
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com